Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO) Policia sekuestron 1.1 ton drogë, u transportua me mushkë drejt Karaburunit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(VIDEO) Policia sekuestron 1.1 ton drogë, u transportua me mushkë drejt Karaburunit

Policia Kufitare , Delta Forcë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare  me anë të një operacioni  kanë sekuestruar 1.110 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe një mjet lundrues Gomone .

Mwsohet se në Sallën Operative të DVKM Vlorë, ka ardhur një telefonatë për largimin nga vendbanimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special “Delta” dhe GdF, kanë dalë në det dhe kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan-Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun.

Gjatë kërkimit, në vendin e quajtur “Zhapovel” në Karaburun është konstatuar një mjet lundrues, “gomone”, i cili ecte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit. Në ndjekje të mjetit lundrues me një person në bord, janë vënë mjetet lundruese të Policisë Kufitare, Delta Forcë, GdF-së dhe Rojes Bregdetare.

Personi ka braktisur në breg të detit në Karaburun gomonen me një motorr “Mercury” 150 hp dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë.

Nga toka kanë shkuar forca të tjera të Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Special “Delta”, të cilët kanë bërë krehjen e të gjithë zonës, por nuk është arritur të gjendet personi i larguar nga mjeti lundrues.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e përbashkëta janë lënë në terren gjatë gjithë kohës, për tu riorganizuar sërish në mëngjesin e sotëm.

Mwsohet se shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare Vlorë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Repartit Special “Delta”, Guardia di Finanza dhe Rojes Bregdetare kanë filluar sërish krehjen e zonës ku u gjet mjeti lundrues dhe të zonës përreth, në të cilën dyshohej se fshihej lënda narkotike që do të trafikohej me mjetin lundrues gomone.

Nga kontrolli i ushtruar në të gjithë zonën, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës në Karaburun, u arrit të gjendej një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, 1.110 kg, e paketuar në 54 pako të mëdha, e shpërndarë midis pemëve dhe shkurreve.

Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike në pyll janë gjetur dhe 5 kafshë transporti (mushka), të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e lëndës narkotike nga një zonë në tjetrën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, në lidhje me mjetin lundrues dhe sasinë e lëndës narkotike të gjetur.

Nga shërbimet e përbashkëta të DVKM Vlorë, DVP Vlorë, Repartit Special “Delta” dhe Guardia di Finanza vazhdon krehja e gjithë territorit në Karaburun.

Në drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona ndërmjet tyre është marrë në pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit që ka nxjerrë gomonen pa lejen e tij në det, ku vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.

Vijon puna nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e plotë të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tags: 1.1 TONdrejtDrogeKARABURUNITpoliciasekuestron

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”
Aktualitet

Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

21:01 | 15/10/2025
Next Post
Mali i Zi, filloi gjyqi ndaj 14 “komplotistëve” të grushtit të dështuar të shtetit

Mali i Zi, filloi gjyqi ndaj 14 “komplotistëve” të grushtit të dështuar të shtetit

ALARMANTE/ Dhuna në familje i merr jetën një personi për çdo muaj

ALARMANTE/ Dhuna në familje i merr jetën një personi për çdo muaj

Amazon ndjek politikat e Trump, punëson 2.500 persona në Nju Jork

Amazon ndjek politikat e Trump, punëson 2.500 persona në Nju Jork







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com