Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Video/Parashikoi luftëra, kriza ekonomike dhe vrasje presidentësh. Kush ishte amerikani Edgar Cayce

7 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/Parashikoi luftëra, kriza ekonomike dhe vrasje presidentësh. Kush ishte amerikani Edgar Cayce

Shumëkush, mund të ketë dëgjuar emrin e profetit të vetëshpallur të shekullit XVI, francezit Nostradamus. Por parashikimet e tij janë shpesh të mjegullta, dhe intepretues të ndryshëm kanë nxjerrë kuptime të ndryshme.

Ndërkohë amerikani Edgar Cayce, është profeti dhe shëruesi psikik më i famshëm i shekullit XX, dhe kjo për disa arsye.

Së pari jetoi në një kohë kur media dhe teknologjia ishte shumë më e zhvilluar, dhe mundi të dokumentonte veprën e tij. Së dyti, në gjendjen e tij trans ku binte shpesh, bëri prashikime shpeshherë tejet të sakta të ngjarjeve historike, të cilat u vërtetuan saktësisht më vonë. Së treti, zhvilloi një sërë recetash për kurimin e dhjetëra sëmundjeve të ndryshme.

Edgar Cayce, lindi më 18 mars 1877, në një fermë të vogël pranë Hopkinsvil në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte përgjithësisht një tip i qetë. Rezultatet e tij në shkollë ishin nën mesataren. Ndaj ai arriti të përfundojë vetëm arsimin 8-vjeçar. Por që fëmije, Cayce e ndjeu se zotëronte aftësi të  mbinatyrshme.

Ai tregonte se kur ishte vetëm një ditë, pati një vegim ku iu shfaq një grua e veshur në të bardha, që e pyeti atë se çfarë dëshironte me tepër në jetë. Djaloshi i vogël, iu përgjigj se donte të ndihmonte fëmijët e tjerë dhe njerëzit në përgjithësi. Ai dëshmoi se në atë periudhë pa edhe të afërm që i kishin vdekur.

Në një rast, teksa po mundohej të zgjidhte detyrat e shtëpisë, e zuri gjumi mbi “Librin e Drejtshkrimit”, dhe kur u zgjua e dinte të gjithë përmbajtjen e librit. Nisi të merrej që i ri me hipnozë, që të shëronte fillimisht një problem që kishte vazhdimisht me zërin.

Cayce zbuloi se nën hipnozë mundej të zbulonte të metat trupore të të tjerëve, dhe të këshillonte për shërimin e tyre, shpesh pa e njohur ose parë personin. Njerëzit që ishin të pranishëm në ato seanca nisën ta pyesin edhe mbi gjëra të tjera, dhe ai nisi t’u përgjigjej edhe përgjigjej edhe atyre.

Në vitin 1910, prestigjiozja “The New York Times” botoi në 2 faqe të saj një histori të gjatë mbi Edgar Cayce dhe mbi aftësitë e tij mbishqisore, siç i përshkroi fizikanti i ri Wesly Ketchum nga Shoqëria Klinike Kërkimore në Boston. Që nga kjo kohë, njerëzit nga të katër anët e SHBA-së filluan ta kontaktonin, dhe kërkonin ndihmë me të gjitha pyetjet e mundshme.

Pavarësisht dhuntive të tij të jashtëzakonshme, Cyce ishte një njeri shumë fetar. Ai gjatë gjithë jetës së tij si i rritur jepte mësim në “Shkollën e së Dielës”, duke u drejtuar nga fjalët e Biblës. Synimi i tij, ishte të jetonte sipas dëshirës së Zotit, dhe ai mundohej ta arrinte këtë nëpërmjet studimit të “Shkrimeve të Shenjta”.

Nisi ta lexonte Biblën që kur ishte 9-vjeç. Ai mbante përherë në xhep një bibël të vogël, por edhe një pistoletë. Edgari e dinte gjithë Biblën përmendsh. Në fakt, edhe gjyshi i tij kishte aftësi të lëvizte sendet  e ndryshe. Karriget dhe tryezat fluturonin kur ai dëshironte, ndërsa pretendonte se fliste me të vdekurit, apo bënte parashikime për te ardhmen.

Vetë Cayce ishte në gjendje edhe të lexonte mendimet e të tjerëve, dhe ndoshta të ndikonte në gjendjen e tyre shpirtërore. Gjatë jetës së tij si shërues psiqik, Edgar Cayce diagnostikoi dhe sugjeroi me sukses kura efektive për gati 15.000 njerëz të sëmurë, për shumicën e të cilëve, mjekët e tyre u kishin hequr çdo lloj shprese.

Cayce punonte zakonisht falas. Kur diagnostikonte dhe sugjeronte kurën, ai ishte në gjendje ekstaze, prandaj dhe quhej ndryshe “Profeti Gjumash”. Diagnozat dhe kurat e tij ishin kaq të suksesshme, sa që fama e tij u përhap në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Evropë. Mijëra vetë i shkonin në shtëpi për ndihmë, ndonëse shumë të tjerëve, ua dërgonte diagnozën dhe kurën me postë.

Por ai u bë edhe një profet i mirënjohur. Shumë prej parashikimeve të tij janë vërtetuar, prej të cilave mund të përmenden:

  1. Parashikoi me saktësi fillimin dhe fundin e të dyja luftërave botërore.
  2. Profetizoi me saktësi zbulimin e Pergamenëve të Detit të Vdekur, një grumbull dorëshkrimesh në gjuhët hebraishte dhe aramaike, që flasin mbi jetën e hershme të Jezu Krishtit, dhe që bien në kundërshtim me disa pjesë të Biblës.
  3. Parashikoi me saktësi shembjen e bursës në SHBA në vitin 1929. Në prillin e atij viti, një aksioner i suksesshëm shkoi tek Cayce, dhe e pyeti mbi të ardhmen e bursës. Pasi hyri në ekstazë, Cayce parashikoi një rënie të bursës brenda disa muajve, dhe e këshilloi biznesmenin të shiste të gjitha aksionet e tij. Aksioneri e pa me dyshim, dhe e dëgjoi sugjerimin e tij. Pas 6 muajsh, ndodhi e ashtuquajtura “E Premtja e Zezë” në Uoll Strit. Aksioneri që nuk dëgjoi këshillën e Cayce, falimentoi.
  4. Parashikoi me saktësi vdekjen e presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, si dhe vrasjen e presidentit tjetër John Kennedy.
  5. Parashikoi me saktësi themelimin e shtetit të Izraelit, dhe pavarësinë e Indisë nga Britania e Madhe.
  6. Parashikoi me saktësi shpikjen e lazerit, një cunam të madh në ishujt Filipine në vitin 1926, dhe një tërmet në shtetin e Kalifornisë.

Për 40 vite më rradhë, ai binte 2 herë në ditë në hipnozë, duke u përgjigjur pyetjeve themelore mbi origjinën e njerëzimit dhe universin. Mbi 2500 diskutime të quajtura “lexime”, u arkivuan me kujdes nga sekretarja e tij, dhe ruhen sot në fondacionin “Edgar Cayce” në Virxhinia.

Një pjesë e profecive të tij, vazhdojnë çuditërisht të konfirmohen edhe në kohët e sotme, sikurse është edhe ngjitja në pushtet e Vladimir Putinit në Rusi. Edgar Cayce vdiq në vitin 1945, pak muaj pasi kishte pësuar një goditje në tru.

TIRANA TODAY

 

Tags: Edgar Caycengjarjetprofet

TË LIDHURA

Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”
Bota

Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

20:07 | 20/01/2026
Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos
Bota

Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos

17:42 | 20/01/2026
Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës
Bota

Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës

14:53 | 20/01/2026
Next Post
Nis zyrtarisht fushata, a do të ketë realisht zgjedhje në 30 qershor? (video)

Nis zyrtarisht fushata, a do të ketë realisht zgjedhje në 30 qershor? (video)

Shi me gjyma në Tiranë. Çfarë do ndodhë me protestën?

Shi me gjyma në Tiranë. Çfarë do ndodhë me protestën?

Ribashkohen pas 50 vitesh, çifti bëhet dhëndër e nuse (Video)

Ribashkohen pas 50 vitesh, çifti bëhet dhëndër e nuse (Video)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta
Kosovo

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

by mirseda
21:06 | 20/01/2026
0

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë...

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

20:07 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com