Futbolli është një lojë fizike e cila lejon edhe ndërhyrje të ashpra, por ndonjëherë ato i kalojnë limitet. Në përballjen mes FC Emmen dhe Venlo në Holandë është regjistruar një ndërhyrje horror.
Futbollisti i miqve ka bërë një ndërhyrje horror ndaj atij vendas me takë të ngritur, sa e ka detyruar të kërkojë zëvendësimin. Ishte një kundërsulm dhe Janssen në përpjekje për të larguar topin godet keq me këmbë Bannink. Arbitri e ka ndëshkuar me karton të kuq pasi ka parë pamjet në VAR, ndërsa i dëmtuari ka kërkuar menjëherë zëvendësimin.