Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/MK-Ultra, eksperimentet e tmerrshme të CIA-s për kontrollin e mendjes njerëzore

6 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/MK-Ultra, eksperimentet e tmerrshme të CIA-s për kontrollin e mendjes njerëzore

Ideja se qeveria amerikane, ka kryer qëllimisht eksperimente psikologjike mbi qytetarët, duke përdorur drogat haluçinogjene, që ndonjëherë kanë përfunduar në vdekje, tingëllon si një teori e çmendur konspiracioni. Megjithatë, qeveria amerikane, e ka pranuar atë. Madje, ajo ka pranuar se ka shkatërruar tashmë shumicën e dokumenteve zyrtare, që lidhen me të.

Më 13 prill 1953, me urdhër të drejtorit të CIA-s, Allen Dulles, nisi zbatimin i ashtuquajturi Projekti MK-Ultra, emri i koduar i një programi qeveritar që zgjati deri në vitin 1973, kur përballë mosbesimit në rritje ndaj qeverisë për shkak të skandalit të Uotergejtit, shefi i CIA-s Riçard Helms urdhëroi shkatërrimin e të gjitha dokumenteve më delikate për MKUltra.

Megjithatë 4 vite më vonë, më 1977-ën, rreth 20.000 dosje sekrete në lidhje me Projektin MKUltra, u gjetën në një ndërtesë të veçantë. Ato bënin fjalë kryesisht për fondet e dhëna për projektin, por shumë pak mbi aktivitetet konkrete. Po çfarë ishte MkUltra?

Ai ishte në thelb një program i kontrollit të mendjes, dhe në kuadër të të cilit qindra njerëz iu nënshtruar kryesisht pa vullnetin e tyre eksperimenteve, për të manipuluar gjendjen e tyre mendore, si dhe për të ndryshuar funksionet e trurit, nëpërmjet torturës dhe drogës.

Studimi u krye në 80 institucione, që përfshinin 44 kolegje dhe universitete, spitale, burgje dhe kompani farmaceutike. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i drogave të kontrollit të mendjes, për t’u përdorur tek robërit, si një lloj kundërpërgjigje të teknikave të supozuara të kontrollit të mendjeve, të përdorura nga vendet komuniste si Bashkimi Sovjetik, Kina dhe Koreja e Veriut.

Gjatë Luftës së Koresë në fillim të viteve 1950, autoritetet amerikane ishin gjithnjë e më të shqetësuara për rritjen e komunizmit, veçanërisht kur shihnin si ndjekësit e tij dukeshin kaq shumë të hipnotizuar pas asaj ideologjie. Ndërkohë, shumë ushtarë amerikanë që u rikthyen nga lufta, nisën të propagandonin idetë komuniste, për të cilat ishin dërguar në Kore për t’i luftuar. Hetimet zbuluan se regjimet komuniste në Kinë, Rusi dhe Korenë e Veriut përdornin tortura mendore dhe shpëlarjen e trurit. Në veçanti, rusët ishin të interesuar në përdorimin e LSD për të manipuluar mendjet njerëzore.

Për këtë arsye, Projekti MKUltra u përpoq gjithashtu të krijonte një “drogë të së vërtetës” për t’u përdorur gjatë marrjes në pyetje, si dhe përdorimin e frekuencave që zakonisht nuk dëgjohet nga veshi i njeriut, për të fshirë kujtesën. Shpesh në mënyrë të paligjshme, mbi qytetarë amerikanë dhe jo vetëm, u përdorën disa metoda të tmerrshme duke përfshirë dhënien e drogës, sidomos LSD, hipnozës, privimin shqisor, izolimin, abuzimet verbale dhe forma të tjera të torturës, për të manipuluar gjendjen mendore dhe trurin e personit.

Sipas një dokumenti të vitit 1955 për MKUltra, qëllimet e projektit përfshinin:përdorimin e drogave, që i bënin subjektet të dukeshin si të çmendur, në mënyrë që të diskreditoheshin përgjithmonë në sytë e publikut; droga që mund të shkaktonin humbje të përhershme të kujtesës dhe dëmtim të trurit; droga që do të shkatërronin egon, dhe do të shkaktonin varësi mendore tek të tjerët; droga që do të ulnin ambicien e një personi, si dhe droga që e bënin të pamundur që njerëzit të gënjenin.

Ekspertët e CIA-s u përqendruan kryesisht tek droga haliçinogjene LSD, por ata zhvilluan në fund një “super haluçinogjen” të njohur si “BZ”, që mendohej se ushtronte kontroll të plotë mendor mbi një subjekt. Në nëntorin e vitit 1953, analistit të CIA Frenk Olson, që kishte shfaqur me herët prirje vetëvrasëse, iu dha LSD pa pëlqimin e tij nga hulumtuesit e MKUltra.

Ai ra shumë shpejt në një depresion të thellë, dhe dha dorëheqjen nga CIA. Nëntë ditë më vonë, u gjet i vdekur, pasi supozohej se ishte hedhur nga dritarja e një hoteli.

Sipas familjes së tij, ai ishte zhgënjyer me CIA-n, sidomos me kryerjen e eksperimenteve të shpëlarjes së trurit mbi qytetarët, që nuk kishin asnjë dijeni se ç’po ndodhte me ta. Zyrtarisht, vdekja e tij u përshkrua si një vetëvrasje, një episod psikotik që mund të mos ketë pasur të bëjë fare me dozimin me LSD.

Por në vitet 1970, familja e Olsonit urdhëroi një autopsi, ku u përcaktua se Olson kishte vdekur në dhomën e tij të motelit nga një dëmtim traumatik në kokë, para se të binte nga dritarja. U zbulua se një tjetër agjent i CIA, kishte zënë një dhomë të veçantë në të njëjtin hotel me Olson.

Familja e Olson paditi qeverinë e SHBA-së, dhe mori 750 mijë dollarë dëmshpërblim, si dhe një ndjesë zyrtare nga CIA.

Ndërkohë në atë që njihej si “Operacioni Midnight Climax”, CIA ndërtoi enkas disa shtëpi publike në San Françisko, ku dërgoi viktimat e veta të droguara paraprakisht me LSD. Ata u filmuan duke fjetur me prostitutat. Disa nga viktimat ishin vetë agjentët e CIA-s, dhe kasetat u ruajtën si material i mundshëm për shantazh.

Në disa raste, viktimat ishin njerëz të varur nga heroina, të cilët ranë dakord të merrnin LSD në këmbim të sasive falas të heroinës. Eksperimentet e MKUltra u kryen edhe në Kanada, ku CIA punonte një psikiatër britanik me emrin Donald Kameron, i cili jo vetëm që u jepte viktimave drogë, por përdorte ndaj tyre edhe terapi e elektroshokut, me një fuqi 30-40 herë se ajo normale.

Eksperimentet e tij ishin kaq ekstreme, sa shumë viktima humbën përgjithmonë aftësinë për të kontrolluar lëvizjet e tyre, apo aftësinë për të folur. Pas ndërprerjes së MKUltra, shumë gra kanadeze denoncuan në media se CIA i kishte filmuar ato edhe pse të mitura, duke kryer marrëdhënie seksuale me zyrtarë të qeverisë, sërish për t’u përdorur si një material i mundshëm shantazhi.

Në fund, qeveria kanadeze e pranoi rolin e saj në MKUltra, dhe arriti një marrëveshje me mbi 100 viktima, për një dëmshpërblim prej 100 mijë dollarësh secili. Në vitin 1977, senatori Ted Kenedi pranoi ekzistencën e MKUltra, dhe abuzimet e këtij projekti sekret.

Zëvendësdrejtori i CIA-s, zbuloi se dhjetëra universitete dhe institucione, ishin përfshinë në një program të gjerë të testimit dhe eksperimentimit, që përfshinte teste të fshehta të drogës mbi qytetarët që nuk kishin asnjë dijeni në të gjitha nivelet shoqërore, të lartë dhe të ulët, amerikanë dhe të huaj.

Disa nga këto teste, përfshinin dhënien e LSD-së “subjekteve të padëshiruara”. Ai arriti në përfundimin se në një program të posaçëm të MKUltra, të quajtur MKDelta, drogat u përdorën kryesisht si një ndihmë për marrjen në pyetje, por programet MK ULTRA/MKDelta u përdorën gjithashtu për ngacmime, diskreditime apo paaftësimin e personave të caktuar.

Ted Kazinski, i njohur si “The Unabomber”, për shkak se në vitet 1978-1995, vrau 3 persona dhe plagosi 25 të tjerë, si pasojë e një ideologjike vetjake anarkike, pranoi pasi u arrestua se kishte qenë viktimë e një “eksperimenti psikologjik brutal”, i kryer si pjesë e MKUltra, kur ai sapo ishte diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Edhe mafiozi nga Bostoni Xhejms Bulger, ishte një subjekt i testimit të MKUltra, kur u burgos në një burg federal në Atlanta në vitin 1957. Programi MKUltra, përfundoi zyrtarisht në vitin 1973. Megjithatë, shumë ekspertë mbi CIA-n dhe agjencitë e inteligjencës qeveritare këmbëngulin se qeveria e SHBA-së vazhdon të kryejë saktësisht të njëjtat eksperimente të kontrollit të mendjes, dhe ndoshta më keq se kaq.

TIRANA TODAY

Tags: ciaeksperimentMK-Ultra

TË LIDHURA

Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër
Kryesore

Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër

14:50 | 13/05/2025
“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!
Aktualitet

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!

10:13 | 13/05/2025
Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

23:02 | 12/05/2025
Next Post
Detajet/Zbulohet parcela me 915 fidanë kanabis në Greqi, shkatërrohet banda shqiptare

Detajet/Zbulohet parcela me 915 fidanë kanabis në Greqi, shkatërrohet banda shqiptare

Digjet në mes të natës makina e një femre

Digjet në mes të natës makina e një femre

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Sulm me armë/Një i vdekur e tre të plagosur

JU REKOMANDOJMË

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

KQZ merr vendimin: Votat e Greqisë do t’iu bashkohen atyre të të gjithë diasporës
Aktualitet

KQZ merr vendimin: Votat e Greqisë do t’iu bashkohen atyre të të gjithë diasporës

by mirseda
15:15 | 13/05/2025
0

Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë. Ato do të numërohen së bashku me votat...

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi

15:11 | 13/05/2025
“Të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh”, Berisha

Berisha njofton protestë më 16 maj, në ditën e Samitit me liderët europianë në Tiranë

15:07 | 13/05/2025
Përplasje në KZAZ 40, policia tenton të nxjerrë me forcë vëzhguesit e partisë “Mundësia”

Përplasje në KZAZ 40, policia tenton të nxjerrë me forcë vëzhguesit e partisë “Mundësia”

15:04 | 13/05/2025
Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër

Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër

14:50 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com