Një masakër e vërtetë është ajo që po ndodh pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Punonës të Bashkisë së Tiranës u kanë hyrë me sharrë të gjitha pemëve që ndodhen në atë zonë, duke i lëshuar të gjitha përtokë për të sheshuar atë zonë.
Qytetarët janë habitur nga ajo që po shihnin, dhe e kanë filmuar pamjen për ta denoncuar atë pranë redaksisë “Tirana Today”.
“Shikoni masakrën që po bëhet në mes të Tiranës. U kanë hyrë pemëve me sharrë, i prenë të gjitha si të ishin duke bërë ndonjë vepër të mirë!”, shkruan qytetari që ka nisur videon.