Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

(Video) Maqedoni, tre të burgosur shqiptarë trajtohen si në Guantanamo

8 vjet ago
in Të Gjitha
(Video) Maqedoni, tre të burgosur shqiptarë trajtohen si në Guantanamo

Në burgun e Manastirit në Maqedoni, tre të burgosuri shqiptarë kanë filluar grevë urie. Shtetasit Burhan Saliu, Osman Osmani dhe Rexhep Memishi ankohen për kushtet e vështira, torturë psikologjike dhe diskriminim në bazë religjioze dhe etnike. TV21 në telefon bisedoi me të burgosurit që po mbajnë grevë.

“Dua të ju them se kushtet janë shumë të këqija. Po më mbajnë të izoluar dy vite në dhomë 4 me 4. Kushtet janë shumë të këqija. Gjithashtu familja ime është shumë larg, nga Shkupi udhëtojnë për në Manastir. 400 kilometra me fëmijë të vogël. Djali më nuk më njeh. Edhe kjo gjithashtu ndikon shumë në psiken time dhe andaj kam filluar grevë.”

“Më mbajnë katër muaj të izoluar. Nuk kanë të drejtë të më mbajnë të izoluar, por ja, po më mbajnë. Dhe ju lutem, shikoni nëse mundeni të bëni diçka për ne. Të dalim prej këtu dhe të na transferojnë në Kumanovë”, thanë disa të burgosur në burgun e Manastirit.

Nga burgu i Manastirit thonë se nuk kanë të drejtë të japin deklarata për mediat, andaj na udhëzuan që pyetjet tona t‘i parashtrojmë në Drejtorinë për zbatimin e sanksioneve, por deri më sot nga drejtoria, nuk morëm përgjigje.

“Sipas tre të burgosurve, kushtet në burgun e Manastirit janë të ngjashme me burgun famëkeq “Guantanamo”. Ata kërkojnë që të gjithë të solidarizohen për përmirësimin e gjendjes. Burgu i Manastirit ka kapacitet për 60 persona në pjesën e burgut dhe 22 persona në repartet për paraburgim”.

Imami, Rexhep Memishi është dënuar me shtatë vjet burg pas aksionit anti-terrorist të MPB-së në vitin 2015. Ai ankohet se në mënyrë të padrejtë mbahet në burgun komunal, për shkak se në këtë burg dënimin e vuajnë vetëm personat e dënuar deri në tre vjet.

“Për dënim prej shtatë viteve po e vuaj dënimin në këtë burg që është burg komunal. Nuk ka kushte për dënimet që zgjasin shtatë vjet. Andaj do ju lusja që të dërgoni kërkesë deri tek avokati i popullit të Maqedonisë, që të vijë të na vizitojë”, tha Rexhep Memishi, i burgosur në burgun e Manastirit.

Avokati i popullit Ixhet Memeti, gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2017 dje deklaroi se nuk ka pasur përmirësim të të drejtave të njeriut në vitet e kaluara. Edhe pse ka ngritur pesë padi penale kundër pjesëtarëve të MPB-së, megjithatë nuk ka pasur epilog juridik. Memeti thotë se kanë reaguar edhe për sjelljen e nëpunësve nëpër burgje.

“Vetëm për njërën ka akuzë, të tjerat janë refuzuar. Flas vetëm për vitin 2017. Të mos flas për paditë tona kundër nëpunësve të cilët punojnë nëpër burgje. Të njëjtë me arsyetime të çuditshme dhe pa hetim, refuzohen. Ministria për punë të brendshme, shpesh herë informon se kanë vepruar në përputhje me ligjet”, tha Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.

Kushtet e mjerueshme në burgjet e Maqedonisë u përmendën edhe në raportin vjetor të vitit të kaluar të Avokatit të popullit. Për problemet në qelitë e burgjeve, Avokati i popullit i ka njoftuar edhe Kombet e Bashkuara./Tv21/

Tags: Guantanamomaqedonishqiptaretë burgosurtrajtohentre

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Dëbimi i shqiptarëve, ministria “shpërfill” Rusinë: S’është surprizë për ne!

Dëbimi i shqiptarëve, ministria “shpërfill” Rusinë: S’është surprizë për ne!

Sot seanca e tretë e jashtëzakonshme, a do të votohet Demarkacioni?

Kosovë, seanca e jashtëzakonshme për rastin e 6 shtetasve turq

Përplasja Rusi-Britani/Bllokohet avioni rus, pilotët bëjnë “ligjin” në Londër

Përplasja Rusi-Britani/Bllokohet avioni rus, pilotët bëjnë “ligjin” në Londër







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Këshilli Ndërfetar falënderon për qëndrimin ndaj ligjit për barazinë gjinore
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar falënderon për qëndrimin ndaj ligjit për barazinë gjinore

by mirseda
17:42 | 16/10/2025
0

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e bashkuar dhe të përgjegjshëm të...

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë

17:28 | 16/10/2025
Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

17:26 | 16/10/2025
Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

17:24 | 16/10/2025
Trump: Modi ka rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse

Trump: Modi ka rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse

17:23 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com