Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Video/ Kumbim në veshë dhe humbje kujtese, alarm në Ambasadën e Kanadasë e SHBA në Kubë

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

(CNN) Kanadaja ka konfirmuar rastin e 14-të të simptomave të pazakonta shëndetësore të përjetuara nga stafi diplomatik në Havanë të Kubës, që sipas mjekëve specialistë përfshinin marramendje, kumbim në veshë dhe humbje të kujtesës.

Në një deklaratë, qeveria kanadeze e pranoi rastin dhe njoftoi se stafi diplomatik në Kubë do të përgjysmohet. Numri i diplomatëve në ambasadën kanadeze në Kubë tani do të reduktohet nga 16, në tetë, sipas një zyrtari qeveritar kanadez, i cili foli me kushte anonimiteti.

“Shëndeti dhe siguria e stafit tonë diplomatik dhe familjeve të tyre mbeten prioritet”, tha ai. “Qeveria kanadeze vazhdon të hetojë shkaqet e mundshme të simptomave të pazakonta shëndetësore të përjetuara nga stafi diplomatik kanadez dhe anëtarët e familjeve të tyre në Havana, Kubë. Por deri më sot, ende nuk kemi një përgjigje shteruese nga ekspertët.”

Në të njëjtën kohë, ambasadorja kubaneze në Kanada, Josefina Vidal, kritikoi vendimin për të shkurtuar personelin si një lëvizje “të pakuptueshme” që “nxit spekulime”.

“Kjo sjellje favorizon ata që në Shtetet e Bashkuara e përdorin këtë çështje për të sulmuar dhe denigruar Kubën”, tha ajo. Ajo theksoi bashkëpunimin e Kubës në hetimin e simptomave dhe pohoi përkushtimin e vendit ndaj marrëdhënieve të mira.

Qysh në nëntor të vitit 2018, kanadezët kishin konfirmuar simptoma të pazakonta shëndetësore të shfaqura te punonjësit e stafit diplomatik në Kubë, të cilët iu nënshtruan testimeve mjekësore shtesë.

Videon mund ta shikoni duke klikuar (KËTU)

“Testet konfirmuan se rastet e reja të shqetësimeve janë të njëllojta me ato të punonjësve të prekur më parë. Rastet e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm, të punonjësve dhe familjarëve të tyre të prekur, në 14.”

Në muajin prill, Kanadaja i tërhoqi të gjithë anëtarët e familjeve të stafit diplomatik në Havana, pasi testimet arritën në përfundimin se ata vuanin nga simptoma misterioze, që përfshinin marramendje, kumbim në veshë dhe humbje të kujtesës.

Por edhe stafi i Ambasadës Amerikane në Havanë të Kubës ka shfaqur probleme të ngjashme shëndetësore. Amerikanët ja vunë fajin të ashtuquajturave “armëve sonike”, që lëshonin rreze të fuqishme, duke shkaktuar probleme neurologjike. Amerikanët konfirmuan se 26 diplomatë të ambasadës dhe anëtarë të familjeve të tyre u prekën nga të njëjtat simptoma.

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore JAMA në mars të vitit 2018, shumica e 21 pacientëve të prekur kanë raportuar probleme me kujtesën, përqendrimin, balancën, shikimin, dëgjimin, gjumin ose dhimbjen e kokës të zgjatur më shumë se tre muaj. Tre persona kishin nevojë për kurim për shkak të humbjes së dëgjimit të moderuar dhe të rëndë, ndërsa të tjerët vuanin nga zhurmat ose presioni në veshë.

Në fillim të janarit, një shkencëtar britanik dhe një amerikan, që ndërmorën një hulumtim të pavarur, thanë se zhurmat shkaktoheshin nga një lloj insekti i quajtur bulkthi indian (indies short-tailed cricket). Por ky hulumtim nuk ka vlerë zyrtare.

Kuba ka lejuar hetuesit e Policisë Mbretërore Kanadeze dhe FBI për të udhëtuar në Kubë që të hetojnë incidentet. Kuba gjithashtu konfirmon se po heton nga ana e saj rastet dhe se përjashton mundësinë që në këtë çështje të jenë përfshirë shërbime sekrete të huaja.

Ndërkohë amerikanët e kanë marrë shumë seriozisht këtë fenomen. Në videon që ju propozojmë ata pretendojnë se kanë regjistruar edhe audion e sinjaleve apo rrezatimeve të panjohura, që kanë dëmtuar shëndetin e diplomatëve.

Përgatiti: TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Nga flia tek plazhet e jugut/ Milot Rashica promovon Shqipërinë në mediat gjermane

Video e pabesueshme/ Çmenduria e avionit luftarak rus ‘terrorizon’ atë amerikan

Kandidati i dyti i Presidentit për KLSH-në rrëzohet nga Maxhoranca, 77 deputet kundër Bahri Shaqirit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com