Rodrigo Alves është njeriu që quhet “kukulla Ken” për shkak të ngjashmërisë që ka me të falë dhjetëra operacione plastike.
Alves ka pasur një tjetër ndërhyrje se fundmi, prej të cilës po pret ta rimarrë veten. Duket se menjëherë pas rekuperimit, ai do të vizitojë Tiranën, teksa ka dhënë edhe një mesazh ku falënderon shqiptarët për mesazhet mbështetëse.
“Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Unë po rimarr veten pas operacionit të fundit, është akoma pak e dhimbshme. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë shpejt do jem në Tiranë”, është shprehur “Kukulla Ken”.
Videoja është publikuar nga Olti Curri, i cili shkruan me ironi se “shyqyr që e kanë gënjyer që e kanë komentuar për mirë”.
Postimi i Olti Currit:
“Djali qe i ngjan kukulles Ken fale nderhyrjeve kirurgjikale plastike, pershendet shqiptaret dhe thote se do jete se shpejti ne Tirane.
Sa gjynah (prandaj kujdes me komente te postimet e mia se i shkojne llafet ne vesh, po shyqyr e kane genjyer qe e keni komentuar per mire ?)…”.