Sulmuesi brazilian, Taison Barcellos Freda, është larguar me lot në sy gjatë ndeshjes së sotme kundër Dynamo Kyiv.
Taison, i cili aktivizohet tek ukrainasit e Shakhtar Donjeck u përball me koret raciste të tifozëve të Dynamo. Në minutën e 86’, tifozët e Dinamos filluan me koret raciste ndaj futbollistit, i cili nga irritimi iu drejtua me gishtin e mesit. Por jo vetëm kaq, pasi ai mori topin dhe e gjuajti në drejtim të tyre.
Menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin për gjestin, ndërsa ky i fundit u largua nga fusha e lojës me lot. Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit. Shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndryshëm.