Kryesore

Fotoja me Obamën/ Revoltohet gazetarja amerikane: Pse nuk është në burg Edi Rama


               Publikuar në : 21:54 - 10/11/19 B H

Gazetarja amerikanë e Fox News, Sara Carter, ka sjellë sërish në pah çështjen e fotos mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Në një postim në Twitter, gazetarja shtron pyetjen se pse Rama dhe Obama nuk ndodhen në burg pas zbulimit të këtij skandali.

“Skandal. Demokratët duan që asnjë media të mos flasë për të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg. Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan ajo në postimin e saj.

Kujtojmë se në fillim të tetorit  greko amerikani William Argeros u dënua me me 4 muaj burg, pasi përdori një kontribut të paligjshëm për mbledhjen e fondeve për Obamën.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT