Futboll

VIDEO/ Kaos në Bundesligën gjermane, kapiteni hedh përtokë trajnerin kundërshtar


               Publikuar në : 22:41 - 11/11/19 B H

Një incident i rëndë është regjistruar në Bundesligën gjermane, në ndeshjen midis Eintracht Frankfurt dhe Freiburg.

Në momentet e fundit të ndeshjes kapiteni i Eintracht, David Abraham, ka goditur trajnerin e skuadrës kundërshtare.

Freiburg ishte në avantazh 1-0, kur topi doli jashtë loje në minutat shtesë të lojës. Por kur Abraham shkoi ta merrte topin ai goditi me krah trajnerin Christian Streich, duke e hedhur përtokë.

Siç shihet edhe në video, pas këtij gjesti, lojtarët dhe stafi i skuadrës së Freiburg i vërsulen të zemëruar futbollistit, duke krijuar kaos në fushë. Abraham u dënua me karton të kuq nga arbitri, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT