Ish-kryeministri Sali Berisha kanë ka ditën e sotme ka denoncuar një video të një biznesmeni Xhaferr Lami I cili shpjegon se inspektorët e hidrokarbureve I kanë bërë presion, për të marrë më shumë naftë se sa parashikohet në rregullore.
Të ndodhur para kësaj situate bisnesmeni nuk e ka pranuar kërkesën e tyre, dhe situata degjeneroi në përplasje fizike.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga ish kryeministri Sali Berisha, bashkë me sqarimet e biznesmenit për atë që ka ndodhur, dëgjohet dialogu me inspektorët e hidrokarbureve që tërhiqen nga kërkesa për naftë, pasi vetë janë kapur në mungesë të dokumentacionit.
Biznesmeni tregon në denoncimin e tij se situata degradoi në përplasje fizike për shkak se inspektorët kërkuan më shumë naftë se sa parashikohet në rregullore.