Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian.