Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Video/ “Më godisnin nga koka dhe trupi”, Ziadin Sela përballet me autorët e sulmit në gjykatë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Video/ “Më godisnin nga koka dhe trupi”, Ziadin Sela përballet me autorët e sulmit në gjykatë

Deputeti Ziadin Sela në gjykatën e Maqedonisë ka shpjeguar në detaje se çfarë i kishte ndodhur natën e 27 prillit të kaluar në Kuvend dhe si tentuan ta vrisnin. Ai të gjithë të akuzuarit i shihte në fytyrë ndërsa të akuzuarit hezitonin ta shihnin atë në sy.

Ky është rrëfimi Selës.
“Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të jepte deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin. U dëgjua një britmë. Thanë se turma po hyn brenda. Në atë moment hymë në press qendër. Derisa mbahej konferenca e Talat Xhaferit kishte disa persona që mbanin derën nga njerëzit. Në një moment u hap dera sepse nuk mund ta mbanin më. Turma hyri. Unë isha në qosh të sallës, në të majtë të foltores. Para meje isha Syrija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, djathas e kisha Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë.

Erdhi turma drej neve. Drejt meje. Syrijai dhe Rexhaili tentuan të më mbrojnë. Kishte vazhdimisht kërcënime me jetë. ‘Ju jeni tradhtar’. ‘Do ju vrasim’ na thanë. Kishte edhe kërcënime personale për mua. ‘Sela s’ke ku të ikësh, do të vrasim’. Vazhdimisht hidheshin sende të forta. Mbaj mend se një dërrasë më ra në kokë. Edhe një monitor kompjuteri. Monitorin ma hodhën mua direkt edhe një shtizë flamuri. Nuk e di saktë kush ma hodhi shtizën.

E kam vërejtur se një femër, vazhdimisht më ka ndjekur më kamerë. Prokuroria sigurisht që ka më shumë detaje. Ishte një me bluzë që e mbaj mend, ishte me maskë dhe vazhdimisht e drejtonte turmën. Ata e drejtonin gishtin kah unë. Merreshin vesh me atë gruan. Në një moment na thanë se shërbimet po bëjnë korridor që të dalim por ju thash se ska logjikë sepse e shoh se turma është kah une. Meqë deputetët dolën disa, unë isha i hapur për sulme.

S’kisha barrierë para meje që të më mbrojë. Kisha amnezi të plotë, nuk mbaj shumë mend kohën e saktë. Turma mu afrua shumë. Më kapën për koke dhe më godisnin. U largova njëherë nga ai vend, por goditja me monitorin dhe shtizën më hutoi. Fillova të mos kem më orientim dhe humbisja frymëmarrjen, s’kishte ajër. Asnjë prej personave që më kanë sulmuar se mbaj mend se ka dashur të më mbrojë.

Po të ishte ashtu do më prisnin me lule dhe duartrokitje. Nuk kishin për qëllim të më mbrojnë. S’kishte ashtu personash. E mbaj mend se njëri prej sigurimit gjuajti me armë në ajër dhe kjo e zemëroi edhe më tepër turmën. Në atë moment ne të gjithë ishim pre e rrezikut të lartë. Pasi kam humbur vetëdijen s’mbaj mend asgjë. Vetëm kur jam zgjuar në dhomën 334 të Kuvendit. Ai djali me mjekër ishte i pari që hyri në sulm. Kishte bluzë të zezë. Shante dhe kërcënonte. Ai më ra në sy. Një tjetër ishte me syze në kokë dhe mbante jelek. Ai tjetri ishte me maskë dhe me numrin 6 në fanellën e tij.

Deputeti Vlado Gjorçev tentonte ta pengonte turmën. Ishte mes neve dhe turmës. Momentin e fundit që e mbaj mend, se di se si arrita të largohem nga grupi i tjetër i deputetëve. E mbaj mend se kam rënë në gjunjë dhe më godisnin nga koka dhe trupi. Se di se si më kanë tërhequr zvarrë sepse kisha filluar të humb vetëdijen. E mbaj mend rënien në gjunjë si momentin e fundit para se ta humb vetëdijen. Nuk e di saktë si u largova nga turma e deputetëve. Isha i hutuar nga goditjet”.

Më pas ka pasuar tërheqja e tij në njërën nga zyrat e Kuvendit, ku pas disa orëve është evakuuar i maskuar në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka thënë se kanë një polic të plagosur që duhet ta çojnë në spital.

TË LIDHURA

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama
Politikë

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

16:47 | 13/12/2025
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes
Aktualitet

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

16:39 | 13/12/2025
Next Post
“Për të shpëtuar Tahirin, Rama i vë flakën Shqipërisë”

“Për të shpëtuar Tahirin, Rama i vë flakën Shqipërisë”

Ultrasit e PSG-së mesazh Neymarit: Durimi i popullit kuqeblu është në limit

Ultrasit e PSG-së mesazh Neymarit: Durimi i popullit kuqeblu është në limit

Detajet/ Konfirmohet i vdekuri në aksident, trupi ende brenda në automjet

Detajet/ Konfirmohet i vdekuri në aksident, trupi ende brenda në automjet







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

by mirseda
16:51 | 13/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë. Në këtë aksident është përfshirë edhe një...

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

16:47 | 13/12/2025
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

16:39 | 13/12/2025
Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: projekte strategjike, së shpejti ambasada në Tiranë

Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: projekte strategjike, së shpejti ambasada në Tiranë

16:16 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com