“Tirana Today” ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve.
Në internet po qarkullon një video, ku shihet sesi ndërtesat gjigande lëkunden nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 9.1 të shkallës Rihter që goditi Japoninë në vitin 2011.
Ky tërmet është një nga më të fortët në histori dhe la shumë pasoja. Mbi 15 mijë persona humbën jetën dhe 2500 u raportuan të humbur.
Tërmeti i 2011 në Japoni është njëkohësisht edhe një nga më të fortët që ka goditur ndonjëherë rruzullin tokësor.