Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video e nënës me të dashurin në shtrat/ AMA: Aspak etike, publikimi bie ndesh me ligjin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Video e nënës me të dashurin në shtrat/ AMA: Aspak etike, publikimi bie ndesh me ligjin

Në disa media shqiptare para disa ditësh u publikua një video në të cilën shfaqej një grua me të dashurin në shtrat duke kryer tradhti bashkëshortore, por në dhomë ishin dhe fëmijët. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar me një deklaratë edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në të cilën thuhet se drejtuesja e emisionit ka gabuar në aspekte profesionale dhe etike.

AMA u kujton të gjitha mediave audiovizive se ligji kërkon nga operatorët që në përmbajtjet që ato transmetojnë të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit.

Në deklaratë thuhet se janë shkelur: neni 4 të ligjit nr. 97/2013, pika b; nenit 33, pika d; Kodi I transmetimit, seksioni 1 “Parime themelore” pika 1.4, pika 1.7  dhe pika 1. 17, si dhe seksioni 5, pika 5.29.

Në njoftim thuhet se ky autoritet po ndjek procedurat vlerësuese ligjore për subjektin televiziv që ka transmetuar videon, por gjithashtu u kujton edhe operatorëve të tjerë audioviziv, që të tregojnë profesionalizëm dhe etikë në rastin e trajtimit të temave sociale, për aspekte brenda dhe jashtë familjes, duke siguruar në çdo rast mbrojtjen të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, veçanërisht kur vjen rasti për të miturit.

REAGIMI I PLOTË I AMA-S

Transmetimi i emisionit “Me zemër të hapur” në televizionin Neës 24, datë 28.07.2017, po përcillet me reagime kundërthënëse në opinion publik. Në qendër të tij ishin marrëdhëniet intime të një nëne, e cila, siç shpjegohej me titra të dukshme, “kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve”.

Autoriteti i Mediave Audiovizve, AMA, vlerëson se ky transmetim bie ndesh me kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit. Në përpjekjen për të trajtuar një problem të mprehtë social brenda një familjeje, drejtuesja e emisionit ka ceduar në aspekte profesionale dhe etike. 

Ligji për mediat audiovizive kërkon nga operatorët që në përmbajtjet që ato transmetojnë të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit. 

Për ilustrimin e asaj që ka ndodhur drejtuesja e emisionit “Me zemër të hapur” ka përdorur regjistrime amatore, të xhiruara brenda ambjenteve të shtëpisë, që përbën shkelje të rëndë të privatësisë, sanksionuar kjo edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Transmetimi i programit nga ora 12:08:20 deri në orën 13:25:35 të datës 28.07.2017, identifikon qartë gjyshin e dy të miturve 5 dhe 9 vjeç, të cilin drejtuesja e ka ftuar në studio, si dhe shfaq fotografi të të miturve me fytyra te mbuluara, por në mënyre te pamjaftueshme. Identifikohet me emër e mbiemër dhe i ati, me fotografi e në telefon. Në këtë mënyrë është i qartë identifikimi i fëmijëve që mund të bëhet lehtësisht nga emri i familjarëve, nga vendi i banimit të së ëmës, por edhe nga fotografitë e tyre, shfaqja e të cilave ishte e panevojshme disa herë.

Gjatë emisionit transmetohet një insert që zgjat tre minuta, që ka synuar regjistrimin e një marrëdhënie intime të nënës në prezencë dhe të fëmijëve. Pamjet e ofruara janë të paqarta, por me efektet zanore që i shoqërojnë,  krijojnë idenë e situatave të papranueshme, të përpërshtatshme për t’u emetuar në fashën orare të mesditës, kur ekranet televizive janë të pambrojtur nga vëmendja e të miturve.

Transmetimi i një përmbajtjeje të tillë nuk  respekton kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive, veçanërisht dispozitat e nenit 4 të ligjit nr. 97/2013, pika b (për të drejtat, interesat, dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve) dhe ato të nenit 33, pika d të këtij ligji, (për respektimin e rregullave të etikës dhe moralit publik); si dhe kërkesat e Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1 “Parime themelore” pika 1.4, pika 1.7  dhe pika 1. 17, si dhe seksioni 5, pika 5.29 ( paraqitja e sjelljeve… seksuale … dhe kujdesi për zhvillimin moral mendor e fizik të të miturve).

AMA po ndjek procedurat vlerësuese ligjore për subjektin televiziv të sipërpërmendur, por gjen rastin që t’u kujtojë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve audiovizive që të tregojnë profesionalizëm dhe etikë në rastin e trajtimit të temave sociale, për aspekte brenda dhe jashtë familjes, duke siguruar në çdo rast mbrojtjen të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, veçanërisht kur vjen rasti për të miturit.

Tiranë, më 1 gusht 2017

Tags: AMAAspakBiee nënësetikeme ligjinMediandeshpublikimireagonVideo

TË LIDHURA

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore
Aktualitet

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

19:36 | 22/12/2025
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,
Kryesore

“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,

19:27 | 22/12/2025
Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeçari
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeçari

19:00 | 22/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 2 gusht 2017

Shtypi i ditës, 2 gusht 2017

Shtypi nga bota, 2 gusht 2017

Shtypi nga bota, 2 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 2 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 2 gusht?







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com