Brazili mund skuadrën e Argjentinës duke kaluar kështu në finalen e madhe të Copa America.
Ndeshja e cila u luajt në Belo Horizonte u mbyll pak orë më parë, me rezultatin 2-0 për skuadrën braziliane. Gabriel Jesus i dha Brazilit avantazhin në minutën e 19-të, dhe më pas në minutën e ’90, Roberto Firmino e thelloi rezultatin duke shënuar golin e dytë.
Messi largohet i zhgënjyer nga Copa America. Ai ende po kërkon trofeun e tij të parë me Argjentinën pas nëntë përpjekjeve të pasuksesshme, pasi skuadra argjentinase nuk e ka mposhtur Brazilin që prej vitit 2005.
Brazili, i cili ka humbur vetëm dy herë në 42 ndeshje nën trajnerin Tite, tani do të shkojë në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro për ndeshjen finale të dielën, kundër Perusë ose kampionëve mbretërorë Kili.
https://streamable.com/6rd6h