Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

VIDEO/ Denoncime të reja nga studentët: Ja universitetet ku pedagogët na kërkojnë lekë

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
VIDEO/ Denoncime të reja nga studentët: Ja universitetet ku pedagogët na kërkojnë lekë

Prej shtatë ditësh, studentët janë ngritur në protesta ku kërkojnë ulje të tarifave e përmirësim të kushteve për arsimimin e lartë.

Kërkesat prej 8 pikash i janë dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërsa studentët kërkojnë një miratim të tyre nga ministria, por edhe nga qeveria. Krah ankesave të shumta dhe shqetësimeve që studentët kanë shfaqur gjatë këtyre ditëve, ka qenë edhe ryshfeti, një fenomen që studentët madje e kanë denoncuar me emra dhe me shifra.

Ervin Goci, pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në Departamentin e Gazetarisë, tha se nuk ka dijeni për ndonjë rast konkret, por sipas statistikave 90% e studentëve mendojnë se ka korrupsion.

“Nga të gjitha statistikat dhe sondazhet, të paktën nga ky i fundit, janë 90% e studentëve që mendojnë se ka korrupsion. Pra çështja e financave, çështja e atmosferës në universitet, duhet relaksuar”, tha Goci për Tirana Today.

“Pyetje retorike kjo. Sigurisht që ekziston korrupsioni në cdo universitet”, thotë një student.

Një tjetër student në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, ankohet për kushtet të cilat i konsideron si skandaloze.

“Jam këtu që nga dita e parë. Do të jem këtu deri ën fund. Jam student tek Gjuhët e Huaja.Ne vërtet i paguajmë ato lekë, por nuk na ofrohet asgjë. Paguajmë më shumë sec marrim në shërbim”, tha një student.

Megjithatë, krahas kërkesave për përmirësim të kushteve dhe uljeve të tarifave, ka studentë që preferojnë të mos komentojnë lidhur me fenomenin e korrupsionit nga pedagogët.

I njëjti student, i pyetur nëse tek Gjuhët e Huaja ka pedagogë që marrin lekë në këmbim të provimit, ai shprehet:

“Nuk preferoj të komentoj. Besoj ju e dini si është gjendja në Shqipëri, kështu që besoj se nuk duhet përgjigja ime, apo jo?”

Një student i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës thotë për Tirana Today:

“A ka pedagogë të korruptuar? Ç’është kjo pyetje! Unë jam te fakulteti i Ekonomisë. Nuk është se te fakulteti ynë ka shumë, ka persona ka individë, por kjo është diçka e pranishme në çdo fakultet. Imagjino kur ka këtu në Tiranë, mos pyet farë çfarë mund të ndodhë në universitete si të Vlorës, se kam pasur vëllain ku notën më të lartë ti mund ta marrësh shtatë dhe atë duke paguar një shumë të mirë parash”.

Madje, studentët tregojnë edhe mënyrës se si ndodh fenomeni i korrupsionit me pedagogët, teksa thonë se këta të fundit nuk dalin hapur, por të ngelin disa herë derisa ti detyrohesh ta paguash për të të dhënë provimin.

Një tjetër shqetësim i studentëve është presioni që ushtrojnë pedagogët tek ta, duke u thënë se nëse nuk u blejnë tekstet mësimore, ata nuk do e marrin lëndën./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë
Aktualitet

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

20:39 | 16/04/2026
Next Post
Edi Rama, hipokrit dhe frikacak!

Edi Rama, hipokrit dhe frikacak!

“I duam tarifat sa Erion Braçe”, reagon deputeti: Kam dy fjalë për Saliun dhe Edin

“I duam tarifat sa Erion Braçe”, reagon deputeti: Kam dy fjalë për Saliun dhe Edin

Të moshuarit bëhen bashkë me studentët në protestë

Të moshuarit bëhen bashkë me studentët në protestë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com