Publikohen pamje nga goditja e bandës shqiptare, të cilët ishin kthyer në makthin e lojtarëve të Realit të Madridit dhe Atletikos, pasi grabitën banesat.
Sipas mediave vendase, banda përbëhej nga 4 shqiptarë dhe një shtetas spanjoll, të cilët janë arrestuar.
Pas aksionit të policisë, atyre iu janë sekuestruar stoli, makina luksoze, mijëra euro, madje edhe medalje të ‘Champions League’ të njërit prej lojtarëve të Atletikos.
Pre e grabitjeve të kësaj bande kanë rënë futbollistë të ndryshëm si Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane.