Një incident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Turqi, teksa një aeroplan ka rrëshqitur nga pista aeroportit ‘Sabiha Gokcen’ në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se avioni është ndarë në 3 pjesë, por që fatmirësisht nuk janë shënuar viktima. Ministri i Transportit në Turqi, Cahit Turhan u shpreh se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”, ndërsa shtoi se disa prej pasagjerëve janë lënduar.
A Pegasus airlines aircraft has crashed off the end of the runway at Istanbul airport #Turkey #Istanbul https://t.co/o98TuYQ5R9
— CNW (@ConflictsW) February 5, 2020
Sipas televizionit NTV të Turqisë, fluturimi i Pegasus Airlines, që transportonte 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit.