Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi sot në Kuvend, ku u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa.
Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se opozita e ktheu sallën e Kuvendit në një konflikt rrugësh.
U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë?Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë?
— Edi Rama (@ediramaal) December 20, 2018
Ndërsa, pak më parë po me anë të një shënimi në “Twitter”, Rama shkruante:
Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve?
— Edi Rama (@ediramaal) December 20, 2018