Më 12 tetor 1492, Kristofor Kolombi zbarkoi në brigjet e një kontinenti të panjohur. Ai ndoshta zbarkoi në San Salvador, në arkipelagun e Bahamasit. Dhe që nga ai moment bota nuk ishte më kurrë e njëjta. Përvjetori i zbulimit të Amerikave, është festuar rregullisht që nga shekulli XIX-të.
Në fillim nga Shtetet e Bashkuara me Ditën e Kolombit (të hënën e dytë të tetorit). Por edhe në Itali dhe Spanjë ka festime të ngjashme. Megjithatë verës që sapo kaloi, gjatë protestave të lidhura me lëvizjen “Black Lives Matter”, statujat e Kolombit u dëmtuan ose u shkatërruan. Ashtu si me figurat e tjera historike, po bëhet gjithnjë e më e diskutueshme vendosja në një piedestal e atyre që sot do të gjykoheshin për krime kundër njerëzimit, apo për shfrytëzimin e pamëshirshëm të popullatave që banonin tashmë në ato toka.
Sot gjithnjë e më shumë qytete amerikane, po kthehen kundër kësaj tradite, dhe po zgjedhin të kremtojnë Ditës së Popujve Vendas. Me apo pa statuja nëpër sheshe, Kolombi është një figurë më shumë legjendare sesa reale. Ja cilat janë mitet dhe legjendat kryesore rreth eksploratorit të famshëm:
Kolombi kundër mbështetësve të teorisë së Toka është e rrafshët
Miti i Kolombit i detyrohet shumë librit të vitit 1828 “Histori e jetës dhe udhëtimeve të Kristofor Kolombit”, shkruar nga Uashington Irving. Në të vërtetë është më shumë një hagiografi dhe si e tillë kërkon shumë liri. Irving shkruan se në vitin 1486 Kolombi ia prezantoi një grupi studiuesish të mbledhur në një manastir në Salamanka, planet e tij për të shkuar në Indi përmes një rruge alternative
Sovranët e Spanjës do ta financonin udhëtimin, vetëm nëse Kolombi do të arrinte t’i bindte ata. Por plani i detarit gjenovez presupozonte se Toka është sferike. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkohej në Indi nga deti. Por studiuesish nuk ndiqnin shkencën, por Shkrimet e Shenjta:sipas tyre Toka ishte e rrafshët, kështu që plani nuk kishte kuptim.
Në fakt, në atë kohë të gjithë njerëzit e shkolluar, fetarë dhe jo, e dinin prej qindra vjetësh që Toka ishte sferike. Sidoqoftë, nuk dihej se sa e madhe ishte ajo. Dhe kjo është arsyeja pse komisioni ia refuzoi projektin:ata menduan se synimi nuk mund të realizohej.
Veza e Kolumbit (?)
Ne zakonisht e imagjinojmë Kolombi si një gjeni shumë praktik. Por ai ishte para së gjithash një sipërmarrës që po synonte të pasurohej. Kjo është arsyeja pse i përshtatet edhe anekdota me vezën. Një ditë Kolombi ndodhej i pranishëm në një festë në Spanjë, dhe sigurisht që aty u fol sërish për Inditë.
Një nga të pranishmit i tha që edhe sikur të mos e gjente vetë, disa spanjollë do ta bënin këtë gjë në të ardhmen, pasi Spanjës nuk i mungonin njerëzit e talentuar. Pasi dëgjoi këtë fjalë Kolombi vendosi një vezë në tryezë dhe i sfidoi të pranishmit që t`a vendosnin në mënyrë të atillë që të qëndronte në këmbë.
Pasi të gjithë dështuan, Kolombi e mori vezën, e theu pak lëvozhgën në cep, dhe tani veza mund të rrinte në këmbë. Morali:është e lehtë të thuhet se një punë është e thjeshtë, pasi dikush e ka përfunduar për herë të parë. Një histori e përsosur, por a ka ndodhur ndonjëherë?
Kjo ngjarje tregohet për herë të parë në librin “Historia e Botës së Re” të vitit 1565, nga Xhirolamo Benzoni. Kishin kaluar 59 vjet nga vdekja e lundërtarit, dhe meqë libri nuk përmend asnjë burim, është mirë që kjo anekdotë të merret me njëfarë rezerve.
Por mbi të gjitha, siç vuri në dukje matematikani dhe skeptiku Majkëll Gardner, një histori e ngjashme ishte shfaqur 15 vjet më parë në “The Lives”, koleksioni i biografive të artistëve të Xhorxho Vasarit. Në këtë rast, ishte arkitekti Filipo Bruneleski (që vdiq në vitin 1446), ai që modifikoi vezën në të njëjtën mënyrë. Në këtë mënyrë, ai i provoi qytetit dhe arkitektëve rivalë se ai ishte i vetmi që e meritonte ndërtimin e kupolë së Katedrales së Firences.
Kristofor Kolombi dhe sirenat
Më 9 janar 1493 Kolumbi shkroi në ditarin e tij (nga i cili ka mbijetuar vetëm përmbledhja e Bartolome de Las Kazas), se një ditë më parë kishte parë 3 sirena. Ai ishte pranë Republikës Dominikane, dhe i pa krijesat aq mirë, sa të mendonte se ato ishin aq të bukura sa i përshkruanin.
Ai gjithashtu shkruan se i kishte parë më parë sirenat në Afrikën Perëndimore. Po çfarë kishte parë Kolombi? Ne nuk mund ta dimë me siguri. Por ka të ngjarë që ato të ishin manate, një lloj lope deti. Në fakt, mendohet se shumë nga pretendimet për parjen e sirenave, nuk kanë qenë asgjë tjetër veç këtyre barngrënësve paqësore.
Në rastin e Kolombit, duhet të ketë qenë kështu, dhe kjo hipotezë përforcohet nga fakti se e njëjta kafshë gjendet edhe në pjesën bregdetare të Afrikës Perëndimore. Gjithsesi ne duhet t’i rezistojmë joshjes për ta shpallur si të zgjidhur këtë mister:sirenat janë parë kudo (edhe aty ku nuk jetojnë lopët e detit).
Njerëzit i përshkruajnë ato që në mitologji, dhe në një masë më të vogël, kjo ndodh ende sot. Nuk është e thënë që pas çdo shikimi të pretenduar të ketë pasur gjithmonë diçka, dhe madje nuk thuhet se ajo diçka që është parë ka qenë një kafshë prej mishi dhe gjaku.
UFO-t e Kolombit
Gjatë udhëtimit të parë të Kolumbit, ndodhi një episod tjetër paranormal. Më 11 tetor 1492, një ditë para se të zbarkonin në tokë, Kolombi dhe të tjerët panë një dritë rreth anijes, të cilën nuk mund ta identifikonin çfarë ishte. Sipas të pasionuarve ndaj alienëve, këto të dhëna flasin për një vëzhgim të UFO-ve, të krahasueshëm me raportimet moderne.
Siç shpjegon Garth Haslam në faqen e tij të internetit, magjia prishet kur kthehemi tek burimet, domethënë tek kopja e ditarit të shkruar nga de Las Kasas. Kuptimi që i atribuohet dritës është i qartë:ata menduan se ajo vinte nga toka, për të cilën e dinin se ishte afër. Në fakt, ata e krahasuan atë me një qiri që ngrihej dhe ulej, cofa nuk është tipike për një anije kozmike.
Nga ana tjetër Kolombi kishte gjithashtu probleme me busullën. Shekuj më vonë ky detaj hyri në legjendat mbi Trekëndëshin e Bermudës. Ashtu si në rastin e UFO-s, dhe ai episodi ishte i shtrembëruar. Në ditar shpjegohet mirë:ekuipazhi vuri re se veriu i treguar nga ylli polar, nuk përkonte më me atë të treguar nga busulla.
Ekuipazhi u frikësua, por Kolombi e dinte se kjo gjë ishte normale në Ekuador. Për të provuar se ishte në rregull me trajektoren, ai u tha detarëve të kontrollonin busullën duke përdorur pozicionin e diellit në Perëndim. Burimet e mëvonshme, duke filluar me biografinë e Irving, e rrëfyen këtë episod në një mënyrë ekstreme, sikur Kolombi të kishte frikë se vetë natyra ishte kundër ekspeditës.
Burimi i lajmit: https://www.wired.it/play/cultura/2020/10/12/miti-leggende-cristoforo-colombo/?refresh_ce=
Përshtatur nga Tirana Today