Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vettingu/Xhafaj: S’mund të jesh polic dhe pronar hoteli

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Xhafaj: Berati një nga qytetet më të sigurta

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte në Lezhë ku ka folur për procesin e vettingut në polici. Gjatë fjalës së tij në Forumin Qytetar për Siguri Publike, Xhafaj tha se vettingu në Policinë e Shtetit ishte dhe është i domosdoshëm, për ta forcuar integritetin e Policisë.

Xhafaj sqaroi se vettingu në polici nuk është proces letrash apo formularësh. Ai tha se problemi nuk është tek gabimet teknike, por tek pak njerëz që kanë cënuar rëndë figurën dhe imazhin e punonjësve të policisë.

“Ne e kemi me ata, që është çuditërisht polic qarkullimi dhe njëkohësisht është pronar hoteli. Nuk mund të jenë të dyja. Se hotelin nuk e ka bërë nga motori, hotelin e ka bërë nga xhepat e qytetarëve që i ka vjelë në rrugë atje padrejtësisht. Me ata e kemi ne 1, 2, 3, 10 sa janë.

E kemi me ata që shkojnë në mëngjes në zyrë veshin uniformën e policit dhe pasdite dalin dhe u japin garanci atyre për atë çfarë kanë bërë paradite dhe çfarë do të duhej të kishin bërë,” deklaroi Xhafaj.

Fjala e plotë e ministrit Xhafaj:

Kam qenë dhe mbetem i bindur çdo ditë që Vetting-u në Policinë e Shtetit ishte dhe është i domosdoshëm, për ta forcuar integritetin e Policisë, për të rritur besueshmërinë brenda radhëve të Policisë, por dhe mbi të gjitha besueshmërinë e qytetarëve tek Policia, të cilët duan të shohin tek polici një njeri me figurë të pastër, njeri me integritet, një njeri në shërbim të tyre.

Dua të distancohem prerë nga disa spekulime që janë lidhur me këtë proces. Ky nuk është një proces letrash. Ky nuk është një proces formularësh, sepse X apo Y, nuk arriti ta bëjë dokumentin në kohë apo nuk arriti ta plotësojë atë sipas formës më të mirë të mundshme që është kërkuar.

E kam thënë dhe e përsëris këtu, meqenëse janë zonja dhe zotërinj të Policisë së Shtetit. Kjo është gjëja më e parëndësishme. Le t’i dorëzojnë në shumicë dhe jam shumë i kënaqur që shumica e tyre, pothuajse në pjesën dërrmuese deri sot që flasim i kanë dorëzuar ato formularët dhe dokumentet e nevojshme që i duhen.

Ne nuk do të shikojmë se cilat janë gabimet teknike. Nuk do të shikojmë edhe nëse mungojnë një apo dy dokumente, sepse janë gjëra që plotësohen në proces.

Nuk është ky problemi që kemi ne. Nuk e kemi ne me atë policin që e vuri në kolonën 1 në vend që ta vinte te kolana 3 dhe e vendosi në kolonën 7 se duhet ta vendoste firmën te kolona 9. Jo, nuk e kemi me ata ne, ata le t’i dorëzojnë ashtu siç i kanë ato.

Ne e kemi me ata, që është çuditërisht polic qarkullimi dhe njëkohësisht është pronar hoteli. Nuk mund të jenë të dyja. Se hotelin nuk e ka bërë nga motori, hotelin e ka bërë nga xhepat e qytetarëve që i ka vjelë në rrugë atje padrejtësisht. Me ata e kemi ne 1, 2, 3, 10 sa janë.

E kemi me ata që shkojnë në mëngjes në zyrë veshin uniformën e policit dhe pasdite dalin dhe u japin garanci atyre për atë çfarë kanë bërë paradite dhe çfarë do të duhej të kishin bërë.

Tags: hotelijeshpolicpronars’mundVETTINGUXhafaj

TË LIDHURA

Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD  për mocion me debat për programin qeverisës
Politikë

Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës

10:57 | 16/10/2025
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Politikë

Balla-opozitës:I sillni vetë të cunguara se sdoni debat! Nuk pranoj asgjë që kundërshton rregulloren

10:45 | 16/10/2025
Ligji për barazinë do të votohet në Kuvend më datë 30 tetor.
Politikë

Nis seanca në Kuvend, betohen dy deputetët e rinj të PSD

10:20 | 16/10/2025
Next Post
Këshilltari i Komisionit të Helsinkit: Skandaloze sesi politikanët shqiptarë i shpëtojnë ndëshkimit

Këshilltari i Komisionit të Helsinkit: Skandaloze sesi politikanët shqiptarë i shpëtojnë ndëshkimit

Arrestimi i Arbër Çekajt/Lu përgëzon policinë për “peshkun e madh me banane”

Arrestimi i Arbër Çekajt/Lu përgëzon policinë për “peshkun e madh me banane”

Dokumenti/Gafa e FSHF-së në përballjen me Skënderbeun në CAS

Komisioni i Apelit të UEFA-s fundos Skënderbeun, lë në fuqi pezullimin për 10 vite







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë
Kosovo

kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

by mirseda
11:00 | 16/10/2025
0

Kryebashkiaku i LDK-së që është në balotazh dhe për një mandat të dytë, ka ndezur një debat...

Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD  për mocion me debat për programin qeverisës

Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës

10:57 | 16/10/2025
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Balla-opozitës:I sillni vetë të cunguara se sdoni debat! Nuk pranoj asgjë që kundërshton rregulloren

10:45 | 16/10/2025
Ligji për barazinë do të votohet në Kuvend më datë 30 tetor.

Nis seanca në Kuvend, betohen dy deputetët e rinj të PSD

10:20 | 16/10/2025
Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente! Do të ketë vetëm 2 gjini

Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente! Do të ketë vetëm 2 gjini

10:16 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com