Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vettingu në polici, polemika mes deputetëve dhe analistëve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vettingu në polici, polemika mes deputetëve dhe analistëve

Qeveria dhe opozita debatuan me tone të ashpra mbi gjendjen e rendit publik, gjatë një séance ku u shqyrtua një projekt-ligj mbi vettingun e policisë.

Por analistë të pavarur mendojnë se nisma e fundit u ndërmor për t’ia paraqitur Bashkimit Evropian si një sukses, por vettingu i policisë nuk është aspak i lehtë me inkriminim e gjerë të saj.

Parlamenti shqiptar diskutoi sot për shumë orë mbi një projekt-ligj të përzgjedhjes brenda radhëve të policisë.

Sipas ministrit të punëve të brendshme, Fatmir Xhafa, projekt-ligji për vettingun në polici është i ngjashëm nga qëllimet dhe zbatimit me atë të vettingut në sistemin e drejtësi.

Ligji synon të pastrojë radhët e forcave të rendit prej persona me të dhëna e pasuri kriminale dhe të vërtetohen integriteti dhe aftësitë profesionale të forcave policore.

“Policia ka probleme të shumta, që janë trashëguar jo vetëm nga një ose dy vjet më parë, por nga shumë vite më parë. Po mundohemi të kthejmë dhe të vërtetojmë integritetin dhe profesionalizmin e forcave të rendit. Ky është një proces i domosdoshëm” – tha ministri i brendshëm Fatmir Xhafa.

Por përfaqësuesit e opozitës shprehën mosbesimin e tyre për këtë proces, i cili sipas tyre, do të kryhet nga zyrtarë të inkriminuar.

Kryetari i PD Lulzim Basha tha se vettingu së pari duhet të nisë nga Ministri i Brendshëm, i cili sipas tij, është pjesë e planeve të kryeministrit Edi Rama për të kriminalizuar policinë në nivelet më të larta.

Ai kujtoi se në 2013-ën zoti Rama shkarkoi 403 policë dhe i zëvendësoi me persona të larguar nga policia si të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Nuk jemi kundër vettingut në polici, por nuk besojmë që këtë do ta realizojnë drejtuesit e inkriminuar të saj. Ju e mbushët policinë me njerëz të inkriminuar dhe tani nuk mund ta pastroni dot pikërisht ju” – tha zoti Basha.

Por si e shohin këtë proces analistë të pavarur të jetës politike dhe kriminalitetit në vend?

Drejtuesi i Institutit të Studimeve politike, Afrim Krasniqi, thotë se vettingu i policisë u nevojitet socialistëve si një nismë surprizuese për t’ia paraqitur Bashkimit Europian në vend të mungesës së rezultateve në reformën e drejtësisë.

“Qeverisë socialiste i nevojitet vettingu i policisë për të përmirësuar brenda dhe jashtë vendit imazhin e dëmtuar nga ish-ministri nën hetim Saimir Tahiri dhe drejtorët e shkarkuar dhe të arratisur si bashkëpunëtorë të trafikantëve të drogave” – tha zoti Krasniqi.

Vëzhguesit besojnë se vettingu i policisë në tërësi është pozitiv, por mungojnë elementë të kontrollit dhe nuk ka garanci që procesi do të japë rezultate të kënaqshme.

Vitin e fundit të mandatit të parë të socialistëve në pushtet imazhi, morali i policisë u dëmtua rëndë pas lajmeve se shumë dretjues të saj vendorë dhe vet ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ishin përzierë në grupe kriminale që trafikonin bimë narkotike, që kultivoheshin ngado në të gjithë territorin shqiptar.

“Vetingu i duhet policisë dhe autoriteteve si një passportë për të ecur përpara në integrimet evropiane dhe për të rimëkëmbur gjendjen e brendshme, e cila nuk është e mirë. Shumë drejtues policie që për disa vite silleshin si heronj tani janë larguar në heshtje, tre drejtues policie në Vlorë janë shpallur në kërkim për bashkëpunim për trafikantët, ndërsa ish-ministri Saimir Tahiri është nën hetim për dyshime të ngjashme si i lidhur me trafikantët” – tha Armand Bajrami, reporter dhe analist i kronikës së krimit.

Raporte të ndryshme ndërkombëtare vlerësuan se përhapja e krimit brenda radhëve të policisë arriti atë kohë në përmasa të mëdha, por asnjë polic nuk u dënua, madje akuzoheshin ata që e denoncuan dukurinë.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahirri u vendos nën hetime për bashkëpunim me një grup kriminal, familjarë të tij, që trafikuan drejt Italisë sasi të mëdha drogash.

Drejtorët më të rëndësishëm të policisë u larguan nga detyrat dhe ikën jashtë shtetit pa dhënë asnjë shpjegim, pikërisht në kohën kur socialistët në pushtet krenoheshin se policia ishte pjesa më e suksesshme ishte e qeverisjes së tyre.

Dhe deri tani askush nuk po mban përgjegjësi për këtë gjendje, me gjithë rikonfirmimin e pushtetit një vit më parë./voa/

Tags: analistëvedeputetëvemespolemikapoliciVETTINGU

TË LIDHURA

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

22:53 | 11/05/2025
Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës
Aktualitet

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës
Aktualitet

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Next Post
Shkencëtari shqiptar: U skandalizova! Shqipëria dëbon mjekët përmes bursave

Shkencëtari shqiptar: U skandalizova! Shqipëria dëbon mjekët përmes bursave

UEFA: Shqipëria përfiton 23 mln euro nga Euro 2020 dhe “Hattrick”

UEFA: Shqipëria përfiton 23 mln euro nga Euro 2020 dhe “Hattrick”

Konflikti në Siri, Putin urdhëron ‘armëpushim humanitar’

Konflikti në Siri, Putin urdhëron ‘armëpushim humanitar’

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

by mirseda
22:53 | 11/05/2025
0

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,...

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

19:18 | 11/05/2025
Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com