pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetbetgaranti girişesbettambet girişbetgaranti1win güncel giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişbetgaranti güncel giriştambet güncel giriş1win girişimajbet girişimajbet1winJojobetholiganbetlimanbetbetkanyononwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetbetgarantitambet1winjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vettingu “djeg” kandidatin për SPAK

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës Ndini Tavani, i cili ishte kandidat edhe për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, nuk ka arritur të kalojë vetingun. Vendimi për prokurorin Tavani është marrë me shumicë votash.

Në seancën dëgjimore të 7 tetorit, Relatorja Bekteshi tha në seancën e 7 tetorit se Tavani kishte deklaruar si pasuri një apartament të blerë në vitin 2015 në vlerën e 4.5 milionë lekëve dhe për të cilin ka paguar 3 milionë lekë me burim pagën e tij dhe të bashkëshortes dhe kursimet nga puna si avokat para se të fillonte karrierën si prokuror.

Komisioni konstatoi përputhje të deklarimeve të prokurorit Tavani për këtë pasuri, por ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e të gjithë shumës prej 2.5 milionë lekë, e deklaruar e ardhur nga avokatia. Relatorja Bekteshi tha se të ardhurat nga puna si avokat janë vlerësuar si burim i ligjshëm, por Tavani ka dokumentuar me pagesë të detyrimeve tatimore shumën 1.6 milionë lekë dhe jo 2.5 milionë lekë. Ajo tha gjithashtu se prokurori nuk kishte pasur mundësi që të krijonte gjendjen cash prej 2.5 milionë lekësh para fillimit të punës në 2006-ën.

Prokurori Tavani deklaroi se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për vlerën 2.5 milionë lekë nga avokatia, duke përmendur edhe të ardhurat nga Shkolla e Magjistraturës si dhe punën si ndihmës-avokat në vitet 2003-2004. “Me të ardhurat e fituara si asistent-avokat kam mbuluar shpenzimet për periudhën 2002-2006 dhe pjesa tjetër nga puna si avokat dhe nga Shkolla e Magjistraturës kanë shërbyer për të krijuar gjendjen cash të deklaruar në vitin 2006, para fillimit të detyrës. Ju ftoj të ndryshoni rezultatin, pasi mua më rezulton 2.5 milionë lekë,” tha Tavani.

Ndërkohë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka hartuar dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ka ngritur dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH.

Relatorja Bekteshi tha se Tavani kishte e hetuar çështjen në vitin 2015 dhe kishte kërkuar dënimin e të proceduarve. Ajo shtoi se në vitin 2015 ishte kryer në Prokurorinë e Durrësit një kallëzim penal ndaj Tavanit, por ishte vendosur mosfillimi dhe se ky vendim nuk ishte ankimuar.

Prokurori Tavani tha se DSIK kishte informuar në kapërcim të ligjit.

“DSIK ka pasur detyrimin të vlerësonte, jo vetëm të përcillte një informacion për papërshtatshmëri. Çështja është regjistruar në vitin 2015. Kam regjistruar edhe procedime të tjera. Në vitin 2018 i jam drejtuar gjykatës për masë sigurie për 12 persona,” tha Tavani.

Prokurori tha gjithashtu se për personat që ngrihen dyshime nga DSIK ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest në burg dhe se me iniciativën e tij është kryer caktimi i masës së sigurisë ndaj 12 të proceduarve në vitin 2018. Tavani i quajti informacionet e DSIK të pabaza e të pavërteta.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar problematike në dy prej pesë dosjeve të shortuara për vlerësimin profesional të prokurorit Ndini Tavani. Sipas relatores, një çështje të hetuar nga prokurori Tavani në vitin 2015 ishte pushuar vetëm një ditë pas regjistrimit të procedimit penal. Bekteshi identifikoi edhe një tjetër çështje të hetuar nga Tavani, lidhur me kallëzimin e kryer nga shtetasi K.L. në vitin 2014 për falsifikim dokumentesh, ku dy prej të akuzuarve kanë qenë noterë publikë.

Bekteshi tha se drejtuesi i prokurorisë e kishte veçuar hetimin për një prej noterëve. Komisioni konstaton se prokurori Tavani e ka shtyrë hetimin me tre muaj për të pyetur kallëzuesin dhe noteren dhe se i janë marrë deklarimet vetëm kësaj të fundit. Ndërkohë, janë shtyrë hetimet edhe me tre muaj të tjerë për pyetjen e kallëzuesit e më pas është vendosur pushimi i procedimit.

Ndaj prokurorit Ndini Tavani ishin kryer dy kallëzime penale, një në vitin 2013 për shpërdorim detyre- për të cilin ishte vendosur mosfillim dhe një në vitin 2018 për të njëjtën vepër penale, që ishte ende në hetim në Prokurorinë e Krujës.

Ndërkohë, pranë KPK-së janë depozituar 31 denoncime nga publiku, nga të cilat 16 kanë rezultuar pa probleme, 6 janë kryer nga i njëjti person dhe tre të tjera nga i njëjti kallëzues. Sipas Bekteshit, gjykata i ka lënë në fuqi kërkesat e prokurorit për këto çështje.

Tags: KPAndini tavaniVetingu

TË LIDHURA

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

22:59 | 10/06/2026
Aktualitet

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026
Aktualitet

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026
Next Post

Albin Kurti urren pazaret, BE s’do e ketë të lehtë arritjen e një pakti Serbi-Kosovë

Përfundon në spital Izet Haxhia, deklarata e fortë e avokatit: Po tentohet eliminimi fizik i tij

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com