Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vetëflijimi pas shantazhit/ Prindërit ishin në dijeni, nuk denoncuan nga frika e opinionit publik

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vetëflijimi pas shantazhit/ Prindërit ishin në dijeni, nuk denoncuan nga frika e opinionit publik

Familjarët, të afërmit dhe shokët e shkollës i kanë dhënë lamtumirën e fundit Adela Çaçit.

Adoleshentja ishte nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme profesionale e Ekonomisë dhe Turizmit “Kristo Isak”, e cila ndodhet në lagjen “Jani Vruho” në qytetin e Beratit. 16-vjeçarja, prej disa ditësh, kishte shfaqur një sjellje të pazakontë. Madje, një ditë para se të kryente vetëhelmimin, ajo kishte vënë në dijeni dhe prindërit për situatën që po kalonte. Shoku i saj i shkollës, D.K, e kërcënonte se do t’i publikonte një video në rrjetet sociale nëse nuk i jepte para.

Adela jetonte në fshatin Duhanas, që ndodhet pak kilometra larg qytetit të Beratit. Fqinjët dhe të afërmit shprehen të tronditur për ndarjen nga jeta të 16- vjeçares, ndërsa për familjen e saj tregojnë se dy prindërit punojnë gjithë ditën në arë në mënyrë që t’u siguronin një të ardhme më të mirë fëmijëve. Adela ishte një nga nxënëset më të mira të shkollës, që, përveç mësimeve, përfshihej dhe në aktivitete jashtëshkollore.Drejtori i shkollës së mesme profesionale, Ferik Koçi, tregon se 16-vjeçarja ishte e dalluar në mësime, shembullore në sjellje dhe se nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme apo shqetësime te mësuesit dhe psikologet e shkollës.

Koçi thotë se i arrestuari shantazhues i Adelës është në klasë tjetër. Ai mohon në mënyrë kategorike që stafi pedagogjik dhe psikologet të kenë qenë në dijeni me historinë e kërcënimeve ndaj 16-vjeçares, që solli dhe vetëhelmimin e saj. Dyshohet se vajza nga fshati Duhanas të ketë krijuar njohje me 17-vjeçarin e arrestuar gjatë aktiviteteve jashtëshkollore. Adoleshenti i prangosur me akuzën e “Përndjekjes”, dyshohet se ka filmuar adoleshenten në momente intime me të dashurin e saj dhe këtë material e përdorte si kërcënim ndaj saj.

I riu, banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Beratit, u arrestua pas zbulimit të mesazheve në telefonin e viktimës. Ky është rasti i dytë i rëndë ku një nxënës i kësaj shkolle në Berat kryen vetëhelmim. Rasti i kaluar bënte fjalë për një 17-vjeçar, i cili ishte viktimë i ngacmimeve. Për shkak të bullizmit, adoleshenti në kushte të rënda psikologjike i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

17-vjeçari vinte nga fshati për të ndjekur mësimet në shkollën profesionale, por pikërisht vendbanimi i tij në fshatin Tomorr, ishte kthyer në shkak për t’u tallur nga nxënës të tjerë të shkollës “Kristo Isak”, që financohet nga qeveria zvicerane.Vajza vuri në dijeni prindërit, por nuk e denoncuan në Polici.

Dy prindërit e Adelës ishin vënë në dijeni nga vetë vajza e tyre për situatën që po kalonte. Pasi kishte vënë re sjelljen e 16-vjeçares, e ëma kishte mësuar se, prej disa ditësh, një nga shokët e saj të shkollës i dërgonte vazhdimisht mesazhe kërcënuese në telefon dhe profilet e saj në rrjetet sociale.

Përballë kësaj situate, E. Çaçi ka diskutuar me bashkëshortin e saj për atë që kishte ndodhur. Të ndikuar nga opinioni publik dhe gjykimi që do t’i bënin vajzës së tyre pas kësaj historie, dy prindërit kanë hezituar që të bëjnë denoncim në Polici për djalin që shantazhonte vajzën e tyre të madhe.

Kryefamiljari H. Çaçi, gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Beratit, ka pranuar se ishte në dijeni për mesazhet kërcënuese që merrte e bija, por ka theksuar se nuk e kishte menduar se kjo situata do ta çonte Adelën drejt vetëhelmimit dhe nga ana tjetër kishte hezituar që të bënte denoncim duke menduar se këtë problem do të zgjidhte duke diskutuar me drejtuesit e shkollës. Por, e gjithë kjo histori shkaktoi gjendje të rënduar psikologjike mbi adoleshenten, e cila në fund ndërmori aktin për vetëflijim./ Panorama

Tags: në dijeninuk denoncuanPrindëritveteflijimi

TË LIDHURA

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun
Aktualitet

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Next Post
Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

Indrit Hoxha refuzoi mandatin, Berisha vlerëson gjestin: Goditje e merituar!

Indrit Hoxha refuzoi mandatin, Berisha vlerëson gjestin: Goditje e merituar!

Bashkëpunimi gjyqësor me BE, Arta Marku pret kreun e Eurojust

Bashkëpunimi gjyqësor me BE, Arta Marku pret kreun e Eurojust

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

by mirseda
20:32 | 25/08/2025
0

Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është...

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

19:50 | 25/08/2025
“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:24 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com