Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vera e re në fuçinë e vjetër/ Lulzim Basha në provën e jetës

4 vjet ago
in Të Gjitha
Vera e re në fuçinë e vjetër/ Lulzim Basha në provën e jetës

Nga: Roland Qafoku

Lulzim Bashës i duhen 30 ditë kohë për të vendosur ose të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, ose të cilësohet antiamerikan. Edhe politikani më i sprovuar në botë do gjendej në një provë të fortë në karrierën tij përballë një zgjedhjeje të tillë me vetëm një alternativë. Jo më Lulzim Basha.

Nëse do përjashtojë Berishën, ai do përballet me zemërimin e tij dhe karrigia e kryetarit do ti lëkundet sapo Berisha ta shpallë armik personal. Por edhe nëse ai nuk e bën këtë, do përballet me zemërimin amerikan.

Deri më sot Lulzim Basha nuk ka provuar të bëjë beteja të forta. Nuk e teprojmë të themi se karriera e tij në politikë ka qenë me duar në xhepa sepse faktet janë kokëfortë. U thirr nga Kosova në vitin 2004 duke u bërë pjesë e KOP-it dhe vetëm një vit më vonë e pa veten anëtar i kabinetit Berisha.

Tre herë ministër i kësaj qeverie, ndonëse drejtoi dikastere sfidash, betejat i bëri kryeministri Berisha, ndërsa Basha cilësohej ylli në ngjitje. Edhe sot opinioni publik shqiptar nuk e di çfarë roli specifik kishte Lulzim Basha si Ministër i Transporteve për ndërtimin e Rrugës së Kombit.

Për të mos folur për shmangien nga beteja me drejtësinë me akuzat për aferë korruptive me fondet e asaj rruge. Unë futem tek ata që nuk e besojnë fare që Lulzim Basha të ketë abuzuar me fondet e veprës më të madhe infrastrukturore të ndërtuar në 109 vjet shtet shqiptar. Por nuk arrij ta besoj dot se si Lulzim Basha e kaloi atë lum pa bërë asnjë betejë por duke paraqitur një raport mjekësor.

Edhe sot opinioni publik nuk e di se çfarë roli kishte Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm në heqjen e vizave me BE-në në dhjetor 2010. Ai proces ishte një angazhim ekskluziv i kryeministrit Sali Berisha dhe administrata zbatoi urdhrat dhe udhëzimet e tij pa patur ndonjë alternativë tjetër. Unë nuk di që Basha si Ministër i Jashtëm të ketë bërë betejë për të sqaruar marrëveshjen e detit me Greqinë. Nëse sot di dikush diçka më shumë, le të na thotë.

Edhe sot opinioni publik nuk e di se çfarë beteje politike bëri Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011. Gabim apo jo, Sali Berisha dukej i vetëm në atë betejë nga më të rëndat në karrierën e tij dhe sidomos si kryeministër. Më kujtohet atë ditë si drejtor i Informacionit në televizionin Ora News nuk pranonte asnjë funksionar i PD te fliste për ngjarjen. Ministria e Brendshme kishte urdhër të mos komentonte gjë. As drejtuesit e saj, as drejtuesit e policisë e as zëdhënësit e saj nuk duhet të flisnin.

Unë nuk di që si kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha të ketë fituar ndonjë betejë. Pa votat e LSI nuk do ishte bërë kurrë kryetar. Për të mos folur për betejat e munguara si kryebashkiak. Ankesat qaramane se qeveria e sapoardhur në pushtet e pengoi për ndërtimin e bulevardit të ri janë në vazhdën e mungesës të të bërit të betejave.
Vijmë te zgjedhja e tij si kryetar i PD.

Edhe bufi e di që Lulzim Basha u zgjodh kryetar i PD me parapëlqimin e Berishës. A është dikush budalla që mendon ndryshe?
Në tetë vjet kryetar i PD Lulzim Basha nuk bëri asnjë betejë të drejtpërdrejtë brenda partisë. As me Jozefina Topallin. As me Astrit Patozin e as me kërrkënd.

Nuk bëri asnjë betejë të drejtpërdrejtë as me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë që i mënjanoi si Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, Enno Bozdo e të tjerë. Thjesht u hoqi emrat si kandidatë duke i përjashtuar.

Edhe gara e fundit për mandatin e tretë si kryetar nuk ishte betejë, por një grumbullim pushteti dhe një zgjedhje në vazhdimësinë e karrierës së tij. Epo stili Bashist se kështu mund të zgjasë pa fund beteja nuk mund të funksionojë përgjithmonë. Lulzim Basha tashmë është në betejën e fortë të zjarrit. Më saktë fare, është në betejën e jetës. Këtë herë nuk ka më shmangie as me raport e as me heqje emri. Këtë herë Lulzim Basha do ta kalojë lumin patjetër duk u lagur. Veçse nuk dimë nga cili lum do të laget: Nga ai i Sali Berishës apo nga ai amerikan. Edhe 30 ditë duhet të presim. /Fjala.al

Tags: lulzim bashaPDroland qafoku

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Mund t’ju bllokohen veshkat”, rasti i parë i etheve të minjve në Kosovë

"Mund t’ju bllokohen veshkat", rasti i parë i etheve të minjve në Kosovë

PS drejt mandatit të tretë dhe trazirat si rrugë për ta ndaluar

Në Ballkan është koha për Paqe. Dhe dy fjalë për Bregoviçin!

Raporti i OKB për klimën: Ngrohja globale me 1.5 gradë arrihet që në 2030

Raporti i OKB për klimën: Ngrohja globale me 1.5 gradë arrihet që në 2030







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com