Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Venezuela arreston dy mercenarë amerikanë: Po tentonin grusht shteti

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Venezuela arreston dy mercenarë amerikanë: Po tentonin grusht shteti

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro deklaroi se dy shtetas amerikanë janë arrestuar pas asaj që ai tha se ishte një përpjekje për ta rrëzuar atë.

Maduro tha që të dy burrat ishin pjesë e një grupi “mercenarësh”, hyrja e armatosur e të cilëve në Venezuelë nga deti ishte ndaluar të dielën.

Autoritetet vendase thanë se tetë burra të armatosur u vranë gjatë përpjekjes së pretenduar për grusht shteti.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë të hënën, Maduro shfaqi ato që ai tha se ishin pasaportat e dy amerikanëve të arrestuar – Airan Berry dhe Luke Denman – të cilët punojnë për një kompani të sigurisë me bazë në Florida.

Qeveria e Venezuelës tha që grupi i “mercenarëve terroristë” ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte zbritur në qytetin Macuto, rreth 34 km në veri të kryeqytetit Caracas, të dielën, përpara se të përgjoheshin dhe të bëheshin arrestimet.

Prokurori i Përgjithshëm Tarek William Saab bëri një mesazh në Twitter, duke thënë se grupi “po kërkonte të shkaktonte një grusht shteti dhe një atentat”.

Nuk dihet ende shumë për Luke Denman, 34 vjeç dhe Airan Berry, 41 vjeç.

Komanda e lartë ushtarake e Venezuelës tha që dyshja ishin anëtare të forcave të sigurisë amerikane. Mediat amerikane kanë sugjeruar se ata janë ish anëtarë, por kjo nuk është konfirmuar.

Kur u pyet për ta të martën në mëngjes, Presidenti Trump tha: “Ne do ta zbulojmë.

Sapo kemi dëgjuar për të”, duke shtuar se ata nuk kishin asnjë lidhje me qeverinë.
Jordan Goudreau, një ish anëtar i forcave speciale të ushtrisë amerikane tha se drejtonte grupin.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Ata po punojnë me mua. Ata janë djemtë e mi”.
Goudreau drejton një firmë private të sigurie me seli në Florida të quajtur Silvercorp dhe tha që ai ishte një nga organizatorët e komplotit.

Sipas një hetimi nga agjensia e lajmeve Associated Press, Goudreau është përfshirë me një grup ish-ushtarësh venezuelianë, të cilët dyshohet se kanë trajnuar dezertorë nga forcat e sigurisë të Venezuelës në kampe sekrete në Kolumbi.

Ata raportohet se kanë planifikuar hyrjen në Venezuelë. Plani thuhet se ka përfshirë sulmin e bazave ushtarake me shpresën për të ndezur një rebelim popullor që do të përfundonte në rrëzimin e presidentit Maduro.

Në raportin e tyre, të lëshuar të Premten, AP tha se nuk kishte gjetur prova të përfshirjes së qeverisë amerikane në këto komplote.

Goudreau ka bërë vazhdimisht deklarata mbështetëse për liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó, i cili njihet nga më shumë se 50 vende si udhëheqësi legjitim i Venezuelës. /Opinion

Tags: grusht shtetimercenare amerikaneVenezuela

TË LIDHURA

Miqësia e thyer: Pse marrëdhënia Trump-Bolton është kthyer në armiqësi?
Bota

Miqësia e thyer: Pse marrëdhënia Trump-Bolton është kthyer në armiqësi?

18:11 | 22/08/2025
Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik
Bota

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

16:43 | 22/08/2025
OKB çon në nivelin më të lartë të emergjencës zinë e bukës në Gaza
Bota

OKB çon në nivelin më të lartë të emergjencës zinë e bukës në Gaza

12:14 | 22/08/2025
Next Post
“Shifrat nga koronavirusi janë më të larta”/ Britania publikon dokumentet që zemërojnë Kinën

“Shifrat nga koronavirusi janë më të larta”/ Britania publikon dokumentet që zemërojnë Kinën

ISHP: Piperi djegës në ushqime nuk iu mbron nga COVID-19

ISHP: Piperi djegës në ushqime nuk iu mbron nga COVID-19

Balluku: Aeroporti i Vjenës, 250 euro veç biletës për testin e koronavirusit

Balluku: Aeroporti i Vjenës, 250 euro veç biletës për testin e koronavirusit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Miqësia e thyer: Pse marrëdhënia Trump-Bolton është kthyer në armiqësi?
Bota

Miqësia e thyer: Pse marrëdhënia Trump-Bolton është kthyer në armiqësi?

by mirseda
18:11 | 22/08/2025
0

Historia mes presidentit Donald Trump dhe ish-këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, John Bolton, ka qenë prej...

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve në Greqi, daja i autorit të krimit: Ka patur probleme të shëndetit mendor, në Shqipëri është i kartelizuar

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve në Greqi, daja i autorit të krimit: Ka patur probleme të shëndetit mendor, në Shqipëri është i kartelizuar

17:45 | 22/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Dy vatra aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Dy vatra aktive

17:20 | 22/08/2025
Kukës/ Drejtonin automjetet pa leje drejtimi, arrestohet një shofer, procedohen dy të tjerë

Kukës/ Drejtonin automjetet pa leje drejtimi, arrestohet një shofer, procedohen dy të tjerë

17:05 | 22/08/2025
SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

16:48 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com