Pas shpërthimit të tritolit të raportuar në orët e para të ditës, policia njofton për djegien e dy automjeteve.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se mjetet janë djegur qëllimisht. Mjetet e djegura janë “Toyota” dhe “Rechina”.
Uniformat blu shtojnë se mjetet në fjalë janë djegur në lagjen Cole dhe mbrapa Rivierës.
Ende nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me pronarët e mjeteve, e ndërsa hetimet tashmë kanë nisur, për të hedhur dritë mbi këto dy raste.