Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të qytetarit dixhital. Ky i fundit thekson se me targa të falsifikuara bëhej transporti i drogës, ndërsa implikon disa emra, mes tyre edhe drejtorin e portit të Durrësit, Afrim Bakaj.
Personi në fjalë që i shkruan Berishës është nga Durrësi. Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit, ai i thotë se Afrim Bakaj, i cili është Drejtor i portit Durrës, ka vëlla Altin Bakaj.
Ky i fundit është dënuar në Itali. Altin Bakaj ka qenë zv. drejtor i patentave në Durrës.