Kryebashkiaku, Erion Veliaj gjatë një takimi me zgjedhësit e Vorës, përqendroi sulmin tek paraardhësi i tij në këtë detyrë, Lulzim Basha.
Teksa u bëri thirrje zgjedhësve të mos gënjehen nga premtimet e Bashës, Veliaj u kujtoi atyre dështimet e njëpasnjëshme të liderit aktual.
“Pasi vodhi 10 votat me të cilat erdhi në krye të Bashkisë, hapi i parë që mori sa erdhi në këtë detyrë, ishte heqja e çekut të bebes e më pas hoqi bursat e nxënësve. Ai sot ka përsëri kurajon të gënjejë por në qytete të tjera, se në Tiranë e njohin e nuk e qas më njeri”, tha Veliaj për Bashën.
Veliaj u tha banorëve të jenë të kujdesshëm e të mos e hanë sapunin që Basha po u shet për djathë, ndërsa u kujtoi se të vetmen leje që dha gjatë mandatit të tij, ishte ajo që i dha vetes për shtesë katesh.