Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vdes në burg, prokuroria dhe gjendja civile nuk e çregjistrojnë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vdes në burg, prokuroria dhe gjendja civile nuk e çregjistrojnë

Vdes në burg, askush nuk e ç’regjistron nga regjistri i gjendjes civile, ndërkohë që institucionet luajnë ping pong me familjarët e tij. Edhe pse kanë kaluar mbi tre muaj që nga dita e ndarjes nga jeta e të dënuarit Daver Këraj, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ai ende figuron i gjallë në regjistrin e gjendjes civile, pasi Prokuroria e Fierit nuk firmos vërtetimin e vdekjes, por ia kalon përgjegjësinë prokurorisë së kryeqytetit.

I afërmi i të dënuarit të ndarë nga jeta në 8 tetor 2019, Hasan Këraj u ankua në Fiks Fare se nuk mund të çregjistronte nga gjendja civile nipin që i ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë.  Ai ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj heqje lirie të cilën këtë dënim po e kryente pranë I.E.V.P Fier , por për shkaqe natyrore siç shprehet ky institucion ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë.

Që nga tetori i vitit të kaluar familjarët e të dënuarit të ndarë nga jeta dhe deri më sot sorollaten nëpër institucione për të çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile të afërmin e tyre.

Hasan Këraj, tregon se ka shkuar disa herë në gjendjen civile të Lunxhërisë ku edhe i ndjeri ka qenë i regjistruar, aty i thonë se i mungon firma e prokurorit në vërtetimin e vdekjes.

Neni 55 i ligjit për gjendjen civile e thotë qartë që  “vërtetimi i vdekjes të personave që humbin jetën në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, është i vlefshëm vetëm kur  lëshohet nga eksperti mjeko- ligjor dhe nënshkruhet nga prokurori”. Por familjarët e zotit Këraj për këtë të fundit sorrollaten nëpër institucione.

Ndërkohë burgu i Fierit ka lëshuar skedën e vdekjes dhe ka njoftuar zyrën e gjendjes civile të Gjirokastrës dhe prokurorinë për ndarjen nga jeta të të dënuarit Daver Këraj.

Pas këtyre sorollatjeve, Hasan Këraj i drejtohet prokurorisë së Fierit për të tretën herë. Edhe në këtë rast njësoj si herët e tjera atë e përcjellin nga prokuroria me  preteksin se personi për të cilin kërkohet vërtetim nuk ka çështje të hapur në këtë prokurori. Pra asnjë prokuror nuk ka një çështje me emrin e të ndjerit, ndaj nuk ka se kush ta lëshojë këtë vërtetim për familjen Këraj.

Fiks Fare kërkoi informacion në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për këtë rast. Në përgjigjen e saj Prokuroria e Fierit thotë se familjarët nuk kanë paraqitur asnjëherë pranë këtij institucioni kërkesë për marrje informacioni.

Ndërkohë që Fiks Fare tregoi me fakte se qytetari ka kërkuar disa herë në Prokurorinë e Fierit informacion për arsyen e moslëshimit të vërtetimit për të burgosurin që humbi jetën gjatë kohës së vuajtjes së dënimit dhe punonjësit e këtij institucioni refuzonin t’i jepnin informacion.

Gjithashtu, në përgjigjen e saj Prokuroria e Fierit e kaloi te Prokuroria e Tiranës përgjegjësinë për dhënien e informacionit dhe lëshimit të vërtetimit të vdekjes së të dënuarit, pasi ai ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Tiranës. Fiks Fare iu drejtua më një kërkesë për informacion edhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, por derisa të kthejë përgjigje kjo prokurori i dënuari edhe pse ka ndërruar jetë tre muaj më parë, ende figuron i regjistruar në gjendjen civile dhe familjarët e tij tashmë për këtë burokraci të institucioneve duhet t’i drejtohen gjykatës.

Ndërkohë neni 54 i ligjit për gjendjen civile përcakton afatin e deklarimit të vdekjes, i cili bëhet brenda 10 ditëve nga ndodhja. Madje ky nen ngarkon Shërbimin e  Gjendjes Civile, i cili kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar në regjistrin themeltar dhe në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, të ngrenë padi në gjykatë për të vërtetuar vdekjen. Por edhe ky veprim nuk është bërë. /Top Channel

 

Tags: Daver KërajHasan Këraji burgosuri

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Masakroi kunatën, policia i nxjerr foton autorit

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, plagosen 2 persona

Mosha mesatare e shqiptarëve arrin 61 vjeç në 2100, më pleqtë e Evropës Jugore

Mosha mesatare e shqiptarëve arrin 61 vjeç në 2100, më pleqtë e Evropës Jugore

Shpërthimi në byrektoren në Tiranë, policia jep detajet

Shpërthimi në byrektoren në Tiranë, policia jep detajet

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com