Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vdes Charles Manson. Historia: Si i shpëtoi vdekjes lideri i kultit famëkeq që tronditi Amerikën

9 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Charles Manson udhëheqësi i kultit famëkeq, i cili shkaktoi një sërë vrasjesh brutale dhe u bë simbol i anës së errët të kundërkulturës në vitet 1960, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Manson u pranua në spitalin e Bakersfield, Kaliforni më herët këtë muaj dhe vdiq nga shkaqe natyrore të dielën.

Në vitin 1969, pasuesit e tij, të njohur si familja Manson, vranë shtatë persona.

Ndër viktimat ishte aktorja shtatzënë e Hollivudit, Sharon Tate, gruaja e Roman Polanski.

Një nga dishepujt e rinj të Manson, Susan Atkins, e goditi Tate për vdekje dhe shkroi “DERR” në derën e shtëpisë me gjakun e aktores.

Më pas, katër persona të tjerë që ndodheshin në shtëpinë e aktores u qëlluan brutalisht deri në vdekje.

Të nesërmen, një çift i pasur në Los Anxhelos, Leno dhe Rosemary LaBianca u vranë gjithashtu nga ky klan. Vrasjet u bënë të njohura kolektivisht si vrasjet e Tate-LaBianca.

Manson nuk ishte në skenën e asnjërës vrasje, por megjithatë ishte dënuar për vrasje për drejtimin e pasuesve të tij. Ai u dënua me vdekje në vitin 1971.

Ai kishte qenë në paraburgim për më shumë se 40 vite. Motra e aktores së vrarë, Debra tha se kishte marrë një telefonatë nga zyrtarët e burgut menjëherë pas vdekjes së Manson.

Teksa mblidhte pasues të rinj në fund të viteve 1960, Manson pohoi se besonte në një luftë të radhës në Amerikë, ku ai donte të dilte si një udhëheqës i një rendi të ri shoqëror, një vizion që ai e quante “Helter Skelter”, pasi Mason u fiksoi me një këngë të Beatles.

Prokurorët argumentuan se Manson shpresonte se amerikanët e zinj do të fajësoheshin për vrasjet e Tate-LaBianca, duke rritur tensionet racore.

Mansoni bindi një numër të pasuesve të tij se ai ishte rimishërimi i Jezu Krishtit, duke përdorur një kombinim droge me karizmën e tij për të pasur të rinj dhe gra të klasës së mesme nën kontrollin e tij.

Dënimi me vdekje

Para se të ekzekutohej vendimi për dënimin e tij me vdekje, Kalifornia përjashtoi dënimin me vdekje dhe Manson përfitoi. Gjatë 4 dekadave të tij të brugimit, Manson aplikoi për lirim me kush 12 herë.

Por, ai nuk përfitoi asnjëherë, madje në vitin 2012 ai u kap me disa armë dhe telefona celularë që i mbante fshehtas në qeli.

Më shumë se katër dekada pas vrasjeve brutale, veprimet e familjes Manson, të risjella përmes librave, filmave dhe muzikës, vazhdojnë të “ndjekin” ndërgjegjen amerikane./ Tirana Today

Tags: 40 vjet burgCharles Mansondenimit me vdekjehistoriai shpetoivdes

TË LIDHURA

Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026
Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Next Post

Ç’po ndodh mes serbëve dhe shqiptarëve? Deçani një fuçi baruti

Dita e fëmijëve, Vasili: Të largojmë ata që ua heqin prindërit nga puna për një teser partie

Vdekja e kompozitorit Lalo, Meta: Humbje për botën e muzikës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

by mirseda
17:30 | 08/06/2026
0

Të paktën 15 persona janë plagosur në Iran si pasojë e sulmeve të fundit izraelite, ndërsa një...

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com