Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon korniza të qarta

8 vjet ago
in Të Gjitha
Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon korniza të qarta

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë për shkak të proceseve zgjedhore në të dyja vendet.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel, do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Zyra e zonjës Mogherini, ka njoftuar se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Dubrovnik.

Nga ana tjetër, analisti politik, Shkëlzen Maliqi lidhur me këtë takim tha se tashmë do të mundohet që të ristabilizojë gjendjen në Ballkan, e kjo, sipas tij, do të nisë me normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky takim duhet të sqarojë një ri-pozicionim, e eventualisht të ofrojë kornizat e dialogut. Mendoj se edhe presidenti Thaçi do të insistojë në ndryshimin e kahes ose së paku të afatizimit të dialogut të ardhshëm dhe të kalohet prej fazës së normalizimit të shkohet në fazën e, të them, para njohjes së ndërsjellë të dy shteteve”, tha Maliqi.

Maliqi tha se raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të hyjë në fazën e re, ku sipas tij, edhe Kosova edhe Serbia me ndryshimin e raporteve apo njohjen e ndërsjellë, e marrin ‘biletën’ për në Bashkimin Evropian, raporton REL.

“BE-ja nuk insiston drejtpërdrejt që Serbia t’i ndërpresë marrëdhëniet ekonomike dhe të tjera që i ka tradicionale me Rusin, por ajo [Serbia ] duhet të zgjedhë, o do me qenë pjesë e BE-së si gjithë rajoni, o ta zgjedhë Rusinë. Mendoj se tendenca në Serbi është që të shkojë drejt kërkesave të BE-së”, theksoi Maliqi.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, tha se nga takimet e ardhshme mes dy liderëve me shumë do të shihen shou-mediale të dy figurave politike në Prishtinë e Beograd, sesa përafrim i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk besoj se do të ndryshojë dinamika e dialogut. Pra , ky format nuk besoj se do të sjellë dinamikë ndryshe prej asaj që kemi parë në raport me implementimin e marrëveshjeve. Dinamikë tjetër nuk shoh edhe pse tash eventualisht nëse vendoset se do ta ketë këtë përbërje ky proces”, tha Zogaj.

Zogaj shtoi se deri më tash nuk janë parë sinjale që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të jetë futur në fazën finale.

“Nuk shoh që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit është në fazën finale. Të paktën, jo në atë fazë që të kemi edhe një normalizim deri në njohje reciproke”, tha Zogaj.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, ka nevojë për ndryshime, si në dinamikën e bisedimeve ashtu edhe në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve, pati deklaruar në më parë kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.

Kurse, në një komunikatë për media, të shtunën, Lidhja Demokratike e Kosovës tha se po përcjell me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiç, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të, siç thuhet në komunikatë, realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore.

“LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet, të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është iniciuar nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i procesit.

Sipas Brukselit, ky dialog ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Nga procesi i bisedimeve, si marrëveshjet kryesore janë veçuar ajo për shuarjen e strukturave paralele serbe dhe integrimin e tyre në sistemin legal-kushtetues të Kosovës, pastaj pjesëmarrja e serbëve të komunave veriore në zgjedhjet lokale dhe sidomos marrëveshja për themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo e fundit, mbetet ende në proces e sipër.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë.

Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

Në prill të vitit 2013 është arritur marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po atë vit, në muajin nëntor, në zgjedhjet lokale në Kosovë patën marrë pjesë edhe komunat e veriut të vendit.

Në maj të vitit 2014, Kosova pati shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pamundësisë që në Kuvend të votohet formimi i Ushtrisë. Më pas, pasoi bllokimi i institucioneve të Kosovës për disa muaj rresht, që rezultoi edhe me pushimin e dialogut.

Në Serbi, gjithashtu në mars të vitit 2014 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në vitin 2016, në Serbi janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndërkaq në prill të vitit 2017 ato presidenciale. Po ashtu sëfundmi edhe në Kosovës m[ 11 qershor u mbajt[n zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Tags: Federica Mogherinihashim thacikosoveserbiVazhdimi i dialogut

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Hong Kong, protesta kundër “qeverisë kuislinge”

Hong Kong, protesta kundër “qeverisë kuislinge”

(VIDEO) Morinë, rritet fluksi i pushuesve, Velipoja dhe Shëngjini mbeten destinacioni kryesor

(VIDEO) Morinë, rritet fluksi i pushuesve, Velipoja dhe Shëngjini mbeten destinacioni kryesor

Përpjekjet e dështuara për të ndryshuar kushtetutën amerikane

Përpjekjet e dështuara për të ndryshuar kushtetutën amerikane

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda

by mirseda
23:05 | 12/09/2025
0

Pesëdhjetë persona janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm nga zjarri dhe sulmet izraelite në Rripin e...

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

22:57 | 12/09/2025
Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

22:42 | 12/09/2025
Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

22:26 | 12/09/2025
Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

22:03 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com