Pas fjalimit të mbajtur nga dy krerët e partive politike në Shqipëri, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” edhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili u shpreh i kënaqur për marrëveshjen e arritur dhe që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje.
Gjithashtu, ai tha se me arritjen e standardeve për zgjedhjet dhe çlirimi nga detyrimet burokratike do ti jap kohe atij të angazhohet në fushatë për të nxjerrë LSI-në forcë të parë.
“Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marreveshja qe luftova deri ne fund.
Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje.
Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithe kohen qe t’i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare.
Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin”, tha Vasili.