Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka shpërthyer sërish ndaj kryeministrit, për ligjin e mbylljes së basteve.
Duke e cilësuar si një budalla, ai është i mendimit se askush nuk e beson më atë.
Vasili kujton vitin e largët 2013, kur nisi operacioni i policisë “Fundi i Marrëzisë”. Sipas tij, po Rama ishte me një mision të caktuar.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit, Vasili tallet sot se fjalët e tij askush nuk i mori për bazë. Për fat të keq, shqiptarët linin plot 135 milion euro në vit, dhe pikat nga 928 copë vajtën në 4200.