Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Varianti Delta dyfishon rastet me koronavirus në ShBA

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Varianti Delta dyfishon rastet me koronavirus në ShBA

Gjatë javës që shkoi Shtetet e Bashkuara kishin mesatarisht mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19 në ditë – më shumë se dyfishi i numrit që ishte regjistruar një muaj më parë. Varianti Delta përbën 80 për qind të rasteve. Kronika në vazhdim analizon strategjinë e administratës Biden ndaj përhapjes së rasteve të reja, ndërsa keqinformimi vazhdon të ndikojë në mosvaksinimin e grupeve të caktuara.

Në qytetet amerikane, masat kundër COVID-19 janë lehtësuar në baret dhe klubet e natës.

Por varianti më ngjitës Delta çoi në shtim të rasteve dhe shtrimeve në spital, veçanërisht në zonat me numër më të lartë të të pavaksinuarve.

Administrata Biden e quan situatën një pandemi të të pavaksinuarve.

“Njerëzit e pavaksinuar janë në rrezik ndërsa komunitetet e vaksinuara përgjithësisht janë plotësisht mirë“, tha Dr. Rochelle Walensky nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pavarësisht përpjekjeve të administratës për t’u ofruar mundësi vaksinimi të gjithë qytetarëve, të dhënat e qeverisë tregojnë se vetëm 49 për qind e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht.

Vaksinimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Të dhënat e shpërndarjes së vaksinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Një sondazh i fundit nga Axios-Ipsos tregon se 30 për qind e amerikanëve të rritur që u anketuan thonë se nuk janë vaksinuar, ndërsa gjysma e atij grupi thonë se nuk do të vaksinoheshin në asnjë rrethanë.

“Ka shumë arsyetime nga ata që nuk duan të vaksinohen. Në përgjithësi kanë të bëjnë me sigurinë e vaksinës por edhe idenë se koronavirusi nuk është aq serioz apo i rrezikshëm”, tha Chris Jackson nga Ipsos.

Të dhënat tregojnë se ata që refuzojnë vaksinën kryesisht informohen nga burime alternative mediatike, të cilat shpesh përhapin dezinformata.

Javën që shkoi, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Çështje të Shëndetit Publik, Dr. Vivek Murthy, paralajmëroi për rrezikun.

“Keqinformimi bëri që njerëzit të kundërshtojnë mbajtjen e maskave në mjedise me rrezikshmëri të lartë. Kjo bëri që ata të refuzojnë trajtimin e duhur dhe zgjodhën të mos vaksinohen”, tha ai.

Vaksinimi ka edhe ndarje ideologjike. Një sondazh i fundit nga Washington Post dhe ABC News tregon se 86 për qind e demokratëve janë vaksinuar me njërën dozë, krahasuar me 45 për qind të republikanëve.

Tani udhëheqësit e Partisë Republikane po u kërkojnë mbështetësve të vaksinohen.

“Dua të inkurajoj secilin të vaksinohet dhe të injorojë zërat e tjerë që po japin këshilla të këqija”, tha Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat.

Kjo deklaratë shënon një ndryshim të dukshëm pas disa muaj rezistence të republikanëve kundër përpjekjeve të administratës Biden për pandeminë.

Duke u përgjigjur në një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Biden mirëpriti ndryshimin e qasjes.

“Nuk di se sa u kanë besuar gjërave që thanë. Ndoshta u kanë besuar. Por mendoj se kur e kuptuan që virusi po vret kryesisht të pavaksinuarit, më duket se aty e kuptuan se sa i rrezikshëm ishte”, tha ai.

Ndërkohë, të paktën dy zyrtarë të vaksinuar të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitivë për COVID-19 pas kontaktit me më shumë se 50 përfaqësues të shtetit të Teksasit që vizituan kryeqytetin amerikan javën e kaluar./VOA

Tags: COVID-19DELTASHBA

TË LIDHURA

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim
Bota

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim
Bota

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025
Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.
Bota

Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.

18:46 | 06/09/2025
Next Post
Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave

Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com