Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vankuveri bën bashkë Tillerson dhe ministrat e jashtëm të dy Koreve

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vankuveri bën bashkë Tillerson dhe ministrat e jashtëm të dy Koreve

Vetëm disa ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të marrë pjesë të martën në takimin e ministrave të jashtëm në Vankuver për të shqyrtuar alternativa të tjera diplomatike kundër kërcënimit me raketa balistike bërthamore të Phenianit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Departamentin e Shtetit, Nike Ching sjellë hollësitë.

Përpjekja e fundit diplomatike vjen pasi Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut ranë dakord ditët e fundit të zgjidhin problemet përmes dialogut, pas tensioneve të përshkallëzuara mbi programin bërthamor të Phenianit.

Në rendin e ditës të takimeve në Vankuver është shqyrtimi i alternativave të tjera të trysnisë ndërkombëtare mbi Korenë e Veriut.

“Qëllimi i takimit ministror është sigurimi i një mekanizmi praktik për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj regjimit të Kim Jong Un-it, duke demonstruar se opsionet diplomatike mbeten të hapura dhe të mundshme”, tha Brian Hook, Drejtor i Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit.

Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja e Veriut ka vuajtur nga sanksionet globale.

“Kombinuar me rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më shumë se 90 për qind e eksporteve të raportuara publikisht të Koresë së Veriut që nga 2016, janë tani të ndaluara. Shumë vende po ndërmarrin veprime të njëanshme për ta mbajtur përgjegjës regjimin koreano-verior”.

Zyrtarët thonë se Uashingtoni nuk mbështet ndryshimin e regjimit në Korenë e Veriut, por Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me Kinën për eliminimin e sigurtë të armëve bërthamore të vendit për t’u përgatitur për çdo skenar.

“Pra, sugjerimi ynë është që zyrtarët ushtarakë kinezë të takohen me zyrtarët tanë ushtarakë në mënyrë që të krijojmë një plan për shkatërrimin e atyre armëve bërthamore në një mënyrë që do të ishte e sigurtë për të gjitha vendet dhe të gjithë njerëzit e përfshirë”, thotë Steve Goldstein, Nënsekretar i Departamentit të Shtetit, shkruan voa. Analistët thonë se Kina po e trajton këtë çështje të ndjeshme me kujdes të madh.

“Ata kanë frikë se nëse bisedojnë me Shtetet e Bashkuara, kjo mund të keqintepretohet nga administrata Trump si një dritë jeshile ndoshta për të sulmuar Korenë e Veriut ose për të shkaktuar paqëndrueshmëri”, thotë Bonnie Glaser nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndëkombëtare

Ndërkohë që Kina dhe Rusia nuk u ftuan në takimin e Vankuverit, zyrtarët amerikanë thonë se ato do të marrin një përmbledhje të bisedimeve të së martës.

Tags: bashkebëndy KoreveJashtëmministratTillersonVankuveri

TË LIDHURA

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

08:47 | 12/03/2026
Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

22:46 | 11/03/2026
Next Post
Robotët universalë po nxjerrin njerëzit në “pension”(Video)

Robotët universalë po nxjerrin njerëzit në “pension”(Video)

Duka: Kompania “Plus” sponsor i kombëtares? Nuk kam përfituar asgjë

Duka: Kompania “Plus” sponsor i kombëtares? Nuk kam përfituar asgjë

NATO kërkon një botë pa armë bërthamore







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

by mirseda
12:06 | 12/03/2026
0

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë Për vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për heqjen e...

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

11:27 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com