Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vangjeli: Rasti Tahiri, një lojë bixhozi ku fiton vetëm ai që nuk luan

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vangjeli: Rasti Tahiri, një lojë bixhozi ku fiton vetëm ai që nuk luan

Nga Lorenc Vangjeli

Deri para pak më shumë se një vit më parë, njerëzit më të mbrojtur në Tiranë ishin antarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Sot pothuaj askush prej tyre nuk është në detyrë. Askush prej tyre nuk e di se çfarë rrokullisjeje tjetër i ka rezervuar e ardhmja. Pavarësisht kësaj, ka një siguri të plotë se të paktën për momentin, reforma në drejtësi, edhe pse ende nuk e ka shpikur “arbitrin” që pritet, ka thurrur kamzhikun e egër që mungonte brenda sistemit. Ka një analogji gati-gati perfekte mes raportit që reforma ka krijuar me pushtetin gjyqësor nga njëra anë, me atë që po ndodh me Saimir Tahirin nga ana tjetër, një nga ish-antarët më të zëshëm të dy pushteteve të tjera në vend, legjislativ e ekzekutiv.

Pak kohë më parë ish-ministri i brendshëm Tahiri dhe ish-deputeti socialist, ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri. Falë postit që mbante dhe falë pushtetit që i kishte deleguar kryeministri i tij. Asokohe kur ai shkonte në Lazarat si ministër apo ndeshej në parlament si deputet, pakkush mund të vinte bast kundër tij në emër të mallkimit tradicional që ka ndjekur fatin e ministrave të brendshëm në Shqipëri. Por në rrethana të tjera, në kushte krejt të tjera dhe për motive tërësisht të tjerë, 80 vjet më pas, ish-drejtuesi i fondacionit socialist Qemal Stafa, e gjen veten në rolin e të riut të dikurshëm komunist përpara gjykatës mbretërore. Jo për të thënë se ishte komunist si idealisti i hershëm me syze, por se ka bërë me idealizëm detyrën e tij, pa syze partiake.

Tani atij i duhet të ndeshet shumë seriozisht për lirinë e tij fizike. Sepse pavarësisht mbrojtjes së Tahirit, prokuroria e ngriti stekën në 12 vjet heqje lirie për një mori akuzash që e lidhin atë me krimin. Për pak ditë do të flasë edhe gjykata dhe Tahiri do të ngjitet pa dyshim në të përpjetën e mundimshme të apelimit e më pas, edhe me të gjitha gjasat, në kërkimin e drejtësisë jashtë vendit. Deri në Strazburg, ku sërish me të gjitha gjasat, ai do ta vizatojë veten si viktima perfekte e një kohe që e deshi me çdo kusht fajtor. Sepse për Tahirin si politikan nuk ka rëndësi qoftë dhe një ditë heqje lirie; atij I duhet vetëm pafajësi e plotë! Për Saimirin si qytetar, ndryshon totalisht këndvështrimi.

Për njerëzit e sërës së ish-ministrit të brendshëm, prej vitesh ishte shpikur termi “të pandëshkueshmit”. Njerëzit me pushtet në Shqipëri mund të bënin gjithçka dhe në Shqipëri janë bërë thagma të jashtëzakonshme, që nga vrasja e zgjedhjeve, tek piramidat financiare, krimi shtetëror dhe korrupsioni endemik e kapilar. Maksimumi që u ka ndodhur autorëve, ishte vetëm dalja në opozitë. Prej nga riktheheshin sërish në pushtet, njëlloj si ato vajzat që dashurive të ndaluara, ju çonin në martesë virgjërinë e riqepur.

Për një politikan, fajësia ka tre pamje. Ai mund të jetë fajtor moralisht, politikisht dhe penalisht. Për dy rastet e para, kujtesa e shkurtër në Shqipëri nuk ka çuar asnjë asnjë fije floku tek berberi për ta rruar apo qethur. Rikthimet kanë qenë edhe më të forta se ikjet. Rasti i tretë, fajësia penale nuk ka ndodhur asnjëherë, nëse përjashtohet rasti i ish-kryetarit socialist Nano, që e bëri burgun paradhënie në të shkuarën për mëkate që kreu në të ardhme. Pikërisht për këtë arsye, çfarë do të ndodhë këtë javë me fatin e Saimir Tahirit mer një rëndësi të posaçme. Për një kapriçio të fatit, e nesërmja e Tahirit do të parashohë fatin e shumë të tjerëve. Ai do të ndihmojë në verifikimin e faktit nëse reforma ka shpikur arbitrin në fillim dhe pastaj ndëshkimin për mëkatarët e mundshëm apo ka afruar kamzhikun për ndëshkim në fillim dhe më pas edhe vetë drejtësinë si efekt anësor i frikës nga ndëshkimi.

Në variantin më të keq, vendimi për Tahirin do të jetë dëshmi e raportit tërësisht hipokrit që shoqëria shqiptare ka ndërtuar së paku deri më tani mes drejtësisë dhe individit, mes moralit dhe realitetit, një raport që kushtëzon se mëkatar nuk është fajtori, por vetëm ai që kapet në krim.

Pa u ngrysur ky vit, personazhe të ngjashëm me Saimir Tahirin do të provojnë fatin e tij. Sot shumë nga ta duken ende larg nga kjo ndeshje, por me të gjitha gjasat, njëlloj si gjykatësit e prokurorët e ndëshkuar deri më tani, ata do t’i japin një kuptim tjetër politikëbërjes. Ata do ta shndërrojnë politikën në një lojë bixhozi ku fitojnë vetëm ata që nuk luajnë kurrë!/Java News

Tags: Gjykatës Kushtetueselojë bixhozilorenc vangjeli

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Vrasja e Indrit Çelës për një tub kondicioneri, akuzat e xhaxhait: Ka shkuar 1 orë me vonesë…

Vrasja e Indrit Çelajt/ Berisha: Familja kriminale Kusi mbrohet nga Rama

Po karikonte telefonin teksa lahej, humb jetën 26-vjeçarja (Foto)

Po karikonte telefonin teksa lahej, humb jetën 26-vjeçarja (Foto)

Tirana dy ditë pa drita, OSHEE: Ja oraret dhe zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Tirana dy ditë pa drita, OSHEE: Ja oraret dhe zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com