Kronikë

Vrasja e Indrit Çelajt/ Berisha: Familja kriminale Kusi mbrohet nga Rama


               Publikuar në : 19:01 - 17/09/19 Enno

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një tjetër denoncim, i cili ka të bëjë me 2 vëllezërit Kusi të cilët vranë teknikun e kondicionerëve pak ditë më parë në banesën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha përcjell mesazhin e një ish-oficeri të antidrogës, i cili shprehet se familja Kusi është një nga grupet kriminale më të rrezikshme të Tiranës.

Sipas ish-oficerit, ai i ka hetuar për një kohë të gjatë këtë familje dhe ka siguruar shumë fakte mbi fajësinë e tyre, po siç shprehet ai “mbrojtja e tij nga funksionarë të lartë shtetëror dhe policisë së shtetit e bëri të pa mundur të vazhdoj më tej hetimet dhe kështu u detyrova të braktis detyrën për të shpëtuar jetën”.

Ai akuzon kryeministrin Rama bashkë me zyrtarë të tjerë, se ishin ata të cilët garantuan mbrojtjen e tij nga drejtësia.

Dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi janë shpallur në kërkim për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, disa ditë më parë në rrugën Myslym Shyri.

Çelaj u qëllua me plumb në kokë, teka punonte në vilën e Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve, i cili ndodhet nën masën e arrestit. I ndjeri po merrej me rregullimin e kondicionerit.

Postimi i plotë:

Banda Kusi e lidhur me Edvin Mafine, Besnikun e partise dhe narkokomisar Muçaj.
Vrasje, trafiqe droge, armesh, prostitucioni rendojne mbi te.

Lexoni denoncimin e oficerit te antidroges qe u detyrua te arratiset per shkak te hetimit te tyre. sb

Pershendetje doktor berisha une qe po ju shkruaj jam nje ish Officer policie ne mergim i dorhequr ne prill 2015 nga drejtoria e policise lezhe ne ate kohe kam qene ne detyre tek anti droga me shume kolege te nderuar qe edhe ata sikur une braktisim detyren
Po ju informoj se ne lidhje me familjen kusi dhe vrasjen e fundit te bere nga ata ne tirane une i kam hetur koken e krimit te familjes kusi i cili quhet bashkim shaqir kusi ai eshte organizzatori i trafiqeve te droges armesh tjetersim pronash trafik prostitucioni zhvatje
Te gjithe familjen e komandon ai dhe ju jep detyra te percaktuara une i kam me fakte te faktuara por mbrojtja e tij nga funksionare te l’arte shteteror dhe policise se shtetit e beri te pa mundur te vazhdoj me tej hetimet dhe keshtu u detyrova te braktis detyren per te shpetuar jeten kane lidhje deri tek edi rama besnik sula ish nendrejtori i policise tirane dorjan muca festim dushku punonjes i sherbimit informativ shteteror
Kta si familje jane nga peza me origjine
Bashkim kusi ka qene i ndaluar ne 96 mos Gaboj per armbajtje falsifikim dekumentash tjetersim Trojesh me dhune nen kercenimin e armeve i vllai i tyre i vrare per trafik prostitucjoni
Dokumentet per fallsifikim pronash tokash i kalon e bija Laura kusi ben rregjistrimin ne zyren e rregjistrimit te posurive te palujtshme ne tirane ne nje Moment te dyte do ju jap dataje me shume e di me siguri qe jane nder familjet me criminale te tiranes dhe per kte jane te njoftuara edhe ambasadat e huaja te pakten ka gjashte muaj ka me qindra denoncime qe nuk jua ka marre kush kallzimin per ta

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT