Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Valë e re refugjatësh/ Marrëveshja e BE-së me Turqinë, ç’pritet të bëjë Merkel

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Valë e re refugjatësh/ Marrëveshja e BE-së me Turqinë, ç’pritet të bëjë Merkel

Lufta për rajonin sirian të Idlibit ka detyruar mijëra vetë të marrin arratinë drejt Turqisë. Presidenti Erdogan e sheh të rrezikuar marrëveshjen e refugjatëve me BE, ndërkohë që ajo u shërben të dyja palëve.

Idlibi ndodhet në bombardim të vazhdueshëm. Prej javësh luftohet me ashpërsi në rajonin sirian, fortesa e fundit e rebelëve xhihadistë. Goditjet me artileri, raketa, dhe bomba nga ajri e kanë shkatërruar në masë të madhe këtë zonë. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të trupave ruse dhe siriane, Dhoma e Mjekëve e SHBA ka mbyllur dy spitale. Një zëdhënës i Medico International, i tha DW-së, se afër 100 spitale në javët e kaluara janë bombarduar qëllimisht. Në këto kushte gjithnjë e më shumë vetë kërkojnë të largohen nga rajoni. Sipas organizatës “Response Coordination Group” nga nëntori 2019 nga Idlibi janë larguar 217.000 vetë.

Paralajmërimi i Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar tani për një valë të re refugjatësh nga Siria. Si në vitin 2015 është e parashikueshme, që do të vijë një numër i madh refugjatësh në Europë. Që tani nga bombardimet kanë marrë arratinë 80.000 vetë nga Idlibi, të cilët ndodhen në rrugën drejt kufirit turk. Vendi i tij „nuk mund ta përballojë i vetëm” këtë valë është shprehur Erdogan. „Të gjitha vendet europiane, veçanërisht Greqia, do të ndjejnë pasojat negative”.

Me sa duket paralajmërimi i Erdoganit është dëgjuar. Kancelarja, Angela Merkel planifikon, sipas një raportimi të gazetës „Süddeutsche Zeitung” të vizitojë Ankaranë që në janar. Një konfirmim zyrtar për këtë ende nuk ka nga zyra e kancelares. Nëse kjo vizitë zhvillohet, Merkel ka për t’u angazhuar për vazhdimësinë e marrëveshjes së refugjatëve, që BE dhe Turqia arritën me njëra-tjetrën në mars 2016.

Erdogan kërkon rinegociim

Marrëveshja parashikon, që Turqia të pengojë, që refugjatët me ndihmën e kontrabandistëve të marrin rrugën nga ky vend në drejtim të ishujve grekë. Si shpërblim, BE kishte ofruar 6 miliardë euro për përmirësimin e kushteve të jetesës së refugjatëve deri në vitin 2018. Përveç kësaj refugjatët që nuk kanë të drejtë për azil duhet të kthehen nga ishujt grekë në Turqi. Për secilin nga këta refugjatë të dëbuar, BE angazhohet që të marrë nga Turqia një refugjat që ka të drejtë azili. Përveç kësaj BE ka deklaruar, se do të negociojë më shpejt me Turqinë për të liberalizuar vizat dhe anëtarësimin në BE.

Tani kur flitet për shifra të reja refugjatësh Turqia kërkon të rinegociojë marrëveshjen me BE. Që në verë Erdogan u shpreh, se do t’i hapë portat për refugjatët në Europë, nëse Turqia nuk merr mbështetje më të madhe për furnizimin e refugjatëve që jetojnë në Turqi. Ky vend ka pranuar 3,6 milionë refugjatë.

Kur në tetor ministri federal gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer vizitoi Turqinë dhe Greqinë, Ankaraja i prezantoi atij kërkesat e saj: më shumë fonde për furnizimin e numrit në rritje të refugjatëve; lehtësime vizash për qytetarët turq; progres në zgjerimin e unionit doganor dhe ndihmë për krijimin e një zone të sigurisë në territorian sirian.

Gerald Knaus: Marrëveshja e përmbush qëllimin

Marrëveshja e refugjatëve me BE e ka përmbushur qëllimin e saj, thotë sociologu dhe eksperti i migracionit, Gerald Knaus, që njihet si arkitekt i marrëveshjes së refugjatëve. Që nga futja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, kanë ardhur pak sirianë në Turqia në BE, tha Knaus në një intervistë për portalin online “web.de”.

Mes 50.000 vetëve që këtë vit kanë ardhur në ishujt grekë, vetëm më pak se një e treta kanë qenë sirianë. Sipas Knaus, shumica e sirianëve që jetojnë në Turqi, më shumë se 99%, nuk kanë ndonjë motivim të madh për të marrë rrugën drejt Europës: „Për sa kohë që sirianët gëzojnë aty një mbrojtje të pakufizuar në kohë, kanë qasje në sistemin shëndetësor dhe në shkollë, 1,7 milionë prej tyre marrin ndihmë sociale në Turqi të financuar nga BE”. Por ky financim duhet të vazhdojë, thotë Knaus.

Barrë e re për Greqinë

Pa mbështetjen e BE, gjendja në Turqi do të ashpërsohej, thotë Knaus. Të dyja palët nuk kanë interes për këtë, prandaj ato janë të detyruara të bashkëpunojnë. BE përmes marrëveshjes fiton kohë për të formësuar politikën e saj. Në të njëjtën kohë BE është e varur nga vendimet që merr Turqia.

Ndërkohë Greqia është vend që pritet të goditet nga vala a re. Ky vend pret vitin e ardhshëm afër 100.000 refugjatë të tjerë në ishuj. Vetëm në gjashtë muajt e kaluar kanë ardhur 45.000 refugjatë të rinj, thotë i ngarkuari i qeverisë greke për pranimin e parë të refugjatëve, Manos Logothetis për grupin mediatik Funke Mediengruppe.

Për vendet e BE kjo do të thotë, që ato duhet të vendosin shpejt për kërkesat e azilit të këtyre personave që vijnë në ishujt grekë. Vërtet që numri i tyre ka rënë shumë nga viti 2016, thotë Gerald Knaus, por nuk janë marrë shpejt vendime për kthimin e tyre që nuk kanë të drejtë azili. Në vitin e kaluar janë kthyer vetëm 14 vetë në muaj. Kjo ka rritur barrën për sistemin grek të azilit, që aktualisht ndodhet para falimentimit.

Sipas Knaus në negociata është në lojë më shumë se vetëm fati i refugjatëve sirianë. „Nëse marrëveshja BE-Turqi dështon për shkak të dështimeve të BE, dhe kjo shkel vlerat e saj, globalisht askush nuk mund të mbrojë më me besueshmëri konventën e refugjatëve.”/DW

TË LIDHURA

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal
Bota

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Next Post
Mbi 250 mijë shtetas “zbarkojnë” në Shqipëri, situata në Kapshticë dhe Kakavijë

Mbi 250 mijë shtetas "zbarkojnë" në Shqipëri, situata në Kapshticë dhe Kakavijë

Gjykata e Vlorës liron xhaxhanë e “Ben Qimes”, ja arsyeja

Gjykata e Vlorës liron xhaxhanë e "Ben Qimes", ja arsyeja

Këngëtarja e thotë troç: Ja kush ka qenë performanca më e dobët në Eurovizion

Këngëtarja e thotë troç: Ja kush ka qenë performanca më e dobët në Eurovizion







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com