Zhaneta dhe Anisa Josifi, përkatësisht 56 dhe 30 vjeçe janë përcjellë për në banesën e fundit nga miq dhe të afërm të tyre. Nënë e bijë u vetëflijuan në banesën e tyre në Kombinat.
Të afërmit kanë përcjellë Zhanetën dhe Anisën në banesën e fundit, ku mbi arkivolin e 30-vjeçares, ishte vendosur dhe një vello nusërie. Blerta e cila është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi, është shtruar në psikiatri.
Ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit, ai që ka lajmëruar policinë, pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës.