Myrto Uzuni vijon me formën e tij të shkëlqyer në Hungari, teksa ditën e djeshme ka shënuar dy gola për Ferencvaroshin, gjatë një ndeshjeje miqësore.
Kampionët e Hungarisë kanë qenë të pamëshirshëm ndaj Balatonalmadit duke i shënuar 14 gola, nga shtatë për çdo pjesë. Serinë e golave e hapi sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili realizoi që në minutën e tretë.
Në të 11-ën Ferencvaroshi dyfishon dhe autori është sërish i njëjti, sulmues beratas, i cili ka luajtur vetëm 30 minuta e para, më pas ka dalë nga fusha.