Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Urdhri për ndalimin e publikimeve nga Krimet e Rënda, reagon Unioni i Gazetarëve

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Urdhri për ndalimin e publikimeve nga Krimet e Rënda, reagon Unioni i Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ndaloi publikimet që lidhen me sekrete hetimore, duke iu referuar përgjimeve të publikuara dje nga gazeta gjermane, Bild.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) dënon këtë qëndrim, që sipas tij kërcënon lirinë e medias dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar.

“Ky urdhër është një kërcënim por, besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalen. Gazetarët do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit publik”, thuhet në reagimin e UGSH, drejtuar nga Aleksandër Çipa.

DEKLARATA E PLOTË:

Deklaratë e plotë e Kryetarit të UGSH-së Aleksandër Çipa, pas urdhërit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sipas të cilit ndalohen publikime që lidhen me sekrete hetimore

Urdhëri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda e kërcënon lirinë e medias dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar!

Tiranë më 6.06.2019

Në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedent, i cili në vetvete e tradhëton inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë! Organi i prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrësesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të, i cili kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik!

Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë shpesh me përgjimet e marra nga organi i prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit! Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këtë lloj urdhëri, i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve!

Ky urdhër është një kërcënim por, besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalen. Gazetarët do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit publik.

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca. Në vitin 1997 kur u ngrit organi i çensurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarëve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të “Koha Jonë”. Ky rast përbën vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim apo urdhër të ngjashëm, si ky i Prokurorisë së Krimeve tê Rënda.

TË LIDHURA

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi
Aktualitet

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

09:29 | 14/04/2026
Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar
Aktualitet

Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

09:18 | 14/04/2026
Operacioni ndaj 3 call-centerave në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

Operacioni ndaj 3 call-centerave në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve

09:16 | 14/04/2026
Next Post
Përgjimet/ Aleatët e Bashës kërkesë Metës: Shtyji zgjedhjet me 6 muaj

Përgjimet/ Aleatët e Bashës kërkesë Metës: Shtyji zgjedhjet me 6 muaj

Pranoi mandatin, deputeti: Parlamenti të shpërndahet, çdo institucion ka rënë

Pranoi mandatin, deputeti: Parlamenti të shpërndahet, çdo institucion ka rënë

Gazetari: Dosja 339 u varros për shkak të njohjeve të Adriatik Llallës me Dakon

Gazetari: Dosja 339 u varros për shkak të njohjeve të Adriatik Llallës me Dakon







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan
Bota

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

by mirseda
09:40 | 14/04/2026
0

Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të kthehen në Pakistan në ditët në vijim për një raund...

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

09:29 | 14/04/2026
Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

09:27 | 14/04/2026
Putini pas Orbanit, për herë të parë pas 16 vitesh presidenti rus përballet me pasoja

Putini pas Orbanit, për herë të parë pas 16 vitesh presidenti rus përballet me pasoja

09:24 | 14/04/2026
Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

09:18 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com