Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

UNESCO merr vendimin/”Lahuta nuk është pasuri kombëtare e shqiptarëve, por e serbëve”(video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
UNESCO merr vendimin/”Lahuta nuk është pasuri kombëtare e shqiptarëve, por e serbëve”(video)

Pavarësisht faktit se lahuta njihet si instrumentët më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, e cila identifikon malësorët e veriut, në botë ajo do të njihet tashmë si serbe.

“Lahuta nuk është shqiptare, por serbe”. Ky është përfundimi i UNESCO-s, që e ka futur instrumentin si pjesë të trashëgimisë kulturore serbe. Duke iu referuar këtij konkluzioni të UNESCO-s, ajo do të njihet tashmë si vlerë pasurore e serbëve.

Përhapja gjeografike e lahutës në vendin përkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Lahutën e shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.

Prejardhja

Përsa i përket prejardhjes së këtij instrumenti, K. Tagliavini e nxjerr nga arabisthja el’ ud që do të thotë vegël druri, dhe nga këtu mund ta kenë marr emrin edhe vendet dhe gjuhët europiane. Në gjuhën tonë kjo fjalë duhet të ketë marrë përdorim para pushtimit osman, sepse e shohim përdorimin e saj që tek arbëreshët e Kalabrisë (Lavud). Gjithashtu ekziston një dëshmi e kësaj fjale në gjuhën shqipe, si dëshmia më e hershme në veprën e P. Bogdanit “Cuneus Prophetarum”:

‘..ata që kënduekshin ndë mjedis të vashzavet e rasa të laudeve…..”.

Lahuta shihet shumë e përafërt me këngët epike, me këngët e kreshnikëve. Zonat e sipërpërmendura janë zona ku këngët e Kreshnikëve vazhdojnë të gjallojnë. Rapsodët vazhdojnë të këndojnë këngë epike heroike, të cilat simbolizojnë karakterin e malësorit.

Këngët më të preferuara të malësorëve të Veriut shoqërohen me lahutë. Lahuta është një dëshmi e lashtë kulturore artistike, sepse këngët e shoqëruara me lahutë, përgjithësisht ngrenë lart traditën, kultin e të parëve, historinë, ngjarjet e lavdishme të popujve ndër shekuj.

Rapsodët me lahutë u këndojnë heronjve dhe udhëheqësve, për të lartësuar veprat e tyre me frymë epike dhe historike. Edhe epi më i njohur kombëtar Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, po ashtu këndohet me lahutë.

Përgjithësisht rapsodi është interpretues, improvizues dhe njëkohësisht krijuesi i këngës.

Tags: lahutaserbeunesco

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
U gjet i mbuluar në gjak, dyshimet e para për vrasjen e shqiptarit në Greqi

U gjet i mbuluar në gjak, dyshimet e para për vrasjen e shqiptarit në Greqi

Taksa e ndërtesës, familjet do paguajnë 4 herë më shumë deri në 2021. Ja sa do shkojë për parkimin

Taksa e ndërtesës, familjet do paguajnë 4 herë më shumë deri në 2021. Ja sa do shkojë për parkimin

Foto/ Demi Rose guxon shumë me veshjen, nuk i lë vend imagjinatës

Foto/ Demi Rose guxon shumë me veshjen, nuk i lë vend imagjinatës







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com