“Pse duhet të më ndodhin mua këto? Nëse Dhurata humb jetën, edhe unë s’kam ç’e dua jetën time pa Dhuratën”. Janë këto fjalët e një nëne e cila qan pa reshtur, pasi nuk dihet se si mund të shkojë fati i së bijës së saj. Vajza 11 muajshe, Dhurata Rexhepi, vuan që nga dita e parë e lindjes nga spina bifindus.
“Ju lutem më ndihmoni me sa mundësi të keni që Dhurata të shikojë një ditë të bardhë në jetën e saj. Jeta e Dhuratës vlen më shumë se jeta ime!”, thotë e ëma e Dhuratës ndërsa kërkon ndihmë për të voglën e saj.
Kurimi i Dhuratës kushton 28.700 Euro, e për këtë nevojitet ndihma e të gjithëve ju!
Lutemi të na bashkoheni për ti shpëtuar jetën Dhuratës!
Bamirësia nuk të varfëron!