Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, janë një ndër çiftet më të përfolur të showbizz, të cilët pak javë më parë u komentuan për hapjen e një super biznesi në Tiranë. Sipas burimeve pranë çiftit, në butikun që hapën, kanë investuar plot 600 mijë euro, ndërkohë që miqtë VIP i panë nga afër ambientet luksoze të tij, gjatë një feste inaguruese që organizuan si çift.
Kujtojmë se kohë më parë në një intervistë televizive, Sinani u shpreh se do të hapte për bashkëshorten e tij një biznes, të cilin do e menaxhonte ajo, pas lindjes së djalit të tyre, Ansi. Gjatë intervistës, ai tha se besonte që Andrra di ta bëjë më së miri atë punë, deklaratë që u konfirmua dhe nga vetë Andrra.
Por duket se jo gjithçka është e thjeshtë për Andrrën, e cila, përveç biznesit, ka rolin e nënës duke qenë se kujdeset për djalin e vogël. Për t’i ardhur në ndihmë ka udhëtuar nga Gjermania drejt Tiranës, nëna e saj, Kadira Destani.
Në “Instagram”-in e saj ajo ka postuar foto dhe video nga ambientet e brendshme të dyqanit, ku ekspozon fustanet e reja të nusërisë dhe mbrëmjeve për vajzat. Duket se vjehrra shumë simpatike e Sinanit, ka kaluar një kohë të mirë në Tiranë duke këshilluar dhe drejtuar të bijën për të menaxhuar si duhet punën, për të pasur sa më shumë shitje në biznesin e saj dhe po ashtu sukses si sipërmarrëse, shkruan Panorama Plus.
RRËFIMI I ANDRRËS PËR MARTESËN ME SINANIN: UNË JAM SHEFJA E FAMILJES
Pas martesës, si Sinani dhe Andrra rrëfyen shumë sekrete nga marrëdhënia e tyre për mediat. E pyetur se sa e vështirë ishte të merrte vendimin për të braktisur gjithçka në Gjermani e të vijë të jetojë në Tiranë si gruaja e Sinanit, Andrra u përgjigj pas martese kështu: “Dashuria më ka verbuar!” Për sa u përket detyrave të shtëpisë, Sinani shprehej se, “janë të ndara me shekuj punët te ne shqiptarët, burri është burrë e gruaja, grua”. Ndërsa Andrra tha se burri i saj do të jetë shumë në rregull në këtë pjesë, sepse edhe mua më kanë mësuar që gruaja në shtëpi është shefja e punëve.
Nuk mendoj se do e ndjek pas kudo. Ndoshta mund ta shoqëroj kur të ketë koncert në ndonjë shtet apo qytet që s’e kam parë, por jo gjithë kohën. Unë kam profesionin tim, ndërsa ai të vetin”, shprehej ajo. Ndërsa për zgjerimin e familjes me fëmijë të tjerë, u përgjigj se do të dojë të ketë katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Por kjo është në dorën e Zotit!” .