Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Unë deputeti i qytetarëve apo i partisë?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Unë deputeti i qytetarëve apo i partisë?!

Nga: Agron Gjekmarkaj

Nuk jam identifikuar asnjëherë me formën. Ekzistencen publike se kam bazuar kurrë tek postet, ndonëse i respektoj ato si nderim ndaj shtetit. Nuk i kam kerkuar ato që të bëhem i njohur permes tyre, por as kam ndermend të shnderrohem në një skematik prej peshes së tyre.

Rikthimin tek analiza politike nuk e gjykoj një braktisje të detyres së deputetit apo të zevendes kryetarit të Kuvendit të Republikes, perkundrazi forcim e humanizim të profilit të tyre.

Nese unë i heq vetes titujt politik në emisionet e darkes që në çdo rast janë e do të jenë të perkohshem, sepse as në ëndrren më joshese nuk e rendis veten tek “të perjetshmit”, e bëj që qytetaret shqiptarë të kenë një instrument më shumë për të bërë dritë mbi politiken, politikanet dhe institucionet tona. Me këtë nuk po them që i shmangem pergjeqësisë që me aq sa mundem e di ti justifikoj ato.

E pazakontë por jo e pamundur të gjesh forcen për të folur edhe kur je brënda, të rrefesh ”Hadin” e perditshem, të demistifikosh tabutë, të relativizosh veten dhe të tjeret e mbi të gjitha të thuash të verteten tënde në menyrë të multiplifikuar i vetedijshem që salla e parlamentit dhe mikrofoni i mbremjes janë kalimi mes “Shiles dhe Karibdes”.

Në çdo tryeze debati duhet që ideja të matet me idenë, fakti me faktin dhe jo njerzit trup me trup ! Nuk kam qënë asnjeherë i paanshem, është pikerisht anësia ajo që më ka bërë pjesë e trupes politike të PD !

Por kam bërë perpjekje të jem i pergjegjshem. Tek identiteti i çdo individi anësia dhe anësitë nuk janë detaje, por shnderrohen në tipare të tij. Tek anësia të çon besimi tek një ide, kauzë, person, grup njerzish apo formacion politik! Kjo është pjesë e subjektivitet njerezor.

Nuk e vë doren në zjarr që ndokush ka mbetur i paanshem në menyrë të njëtrajtshme keto 32 vite liri, as gjykatesit as të gjykuarit. Rikthimi tek analiza politike nuk më çon tek paanshmeria, por tek mundesia që të mbroj më shumë e më shpesh interesat e qytetarve si dhe bindjet e mia.

Sot vendi ynë në kushtet e emergjences demokratike, të korrupsionit si kryefjalë dite, të krimit si ligj nate, të eksodit si rezultat stine, të vrasjes së shpresës si konkluzion viti, ka nevojë për shtimin e zërave opozitarë, për shfaqjen e tyre sa më shpeshtë dhe kjo nuk bëhet vetem në parlament por edhe në media.

Qeveria e Edi Rames prej vitesh e ka penguar perballjen televizive me perfaqesuesit e opozites, por ende jo me ata të analizes. Unë në këtë perballje nuk dua të mungoj, nuk do të mungoj paçka se i “maskuar” si Uliksi në shtepinë e tij të mbushur me “metonjes”! Rrefimi e bën njeriun të lirë.

Opozitarizmi dhe opozita kanë nevojë për këtë. Ata që shqetesohen nga prezenca ime në media si ”analist” ” publicist” a ” pedagog” si ndihmoj dot, nuk ju plotesoj dot deshiren, nuk jua qetoj zhgenimin, zemerimin , ulerimen apo mllefin! Të qenit deputet nuk e perjashton të qenit edhe analizues e komentator i politikes. Qysh nga kodi i Hamurabit e ketej askund nuk është e shkruar as e thënë.

Një gjë e di me siguri, që doren në xhep për ti zhvatur rryshfet apo edhe një kafe nuk ja kam futur kujt kurrë dhe gjithmonë jam “larë” në djersen time. Ata që nepermjet politikes u kanë sherbyer vetem interesave të veta dhe të familjeve të tyre duke vjedhur, duke vrarë, duke genjyer e shantazhuar drejtperdrejt apo me sejmen gagaçë nuk më kompleksojnë.

Ngjarjet e një viti në PD, ndarja de facto e partise ne dy grupime, një më i madh e një më i vogel ma bejne edhe me te detyrueshme te qenit deputet qe i pergjigjet zgjedhesve më shumë se partisë apo per më teper korenteve brenda saj derisa kjo faze dramatike të permbyllet në legalitet.

Pas ngjarjeve te janarit, kam deklaruar qe primare në punen time si deputet do jete ndergjegja ime e jo urdherat apo kapelet partiake.

Secili bën opoziten e tij i mbuluar me nderin apo turpin e vet.

Në luftrat civile ( edhe brnda një formacioni politik) çdo fitore në fund është një disfatë dhe luginat e saj kanë nevojë të mbushen me armiq ose më saktë me imazhin e tyre të perdhosur!!

Tags: Agron GjekmarkajdeputetPD

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Basha

Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Basha

Rama flet për tragjedinë e Himarës: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin “Jonada”

Rama flet për tragjedinë e Himarës: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin "Jonada"

Policia e Shtetit, Rama premton rritje pagash

Policia e Shtetit, Rama premton rritje pagash







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
Aktualitet

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë

by mirseda
15:08 | 09/03/2026
0

SPAK ka njoftuar emërimin e Mentor Çuku në detyrën e zëvendësdrejtorit të Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH)....

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com