Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Ultras Guerrilasit” e Partizanit kërkojnë largimin e Starovës dhe Haxhias

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Ultras Guerrilasit” e Partizanit kërkojnë largimin e Starovës dhe Haxhias

Tifozët e Partizanit nuk e kapërdinë lehtësisht dështimin e skuadrës së zemrës në arenën evropiane. Një pjesë e tifozëve kanë identifikuar edhe “shkaktarët” e zhgënjimit të të kuqve ndaj Botev Plovdiv. Me anë të një postimi në Facebook, grupimi “Ultras Guerrils”, ka mbajtur qëndrim të qartë kundër trajnerit Sulejman Starova dhe drejtorit të klubit, Edmond Haxhia, duke kërkuar largimin e tyre. Nuk kanë munguar as akuzat ndaj lojtarëve, duke i kujtuar të tregojnë veten në fushë dhe jo në rrjetet sociale.

Postimi i plotë në Facebook

Që në krye të herës na duhet të përdorim tone të ashpra karshi atyre që ne cilësojmë përgjegjës për zhgënjimin e radhës. Këshilltari-trajner, Sulejman Starova, dhe drejtori i papërcaktuar në klub, Edmond Haxhia, sipas gjykimit tonë modest, janë përgjegjës për dështim dhe fajtorë në shpërdorim të financave të klubit.

Ne nuk jemi specialistë futbolli, ne jemi specialistët e fushës sonë, aty jemi më të mirët, por kur shohim blerje pa fund që largohen si dështime, të tipit Volas, Azubel apo Bonifejs, dhe kur mungesa e afrimit që pretendohej krijon vakum në ekip, atëherë kemi të drejtën e të gjithë botës të mendojmë se drejtuesit ose janë të mefshtë, ose të paaftë. Por duke parë që janë të gojës në televizione dhe gazeta, na mbetet të mendojmë se është kjo e dyta!

Ndaj, mendojmë se Starovës i ka ardhur koha që të dalë realisht në pension, ndërsa Haxhia duhet të largohet përfundimisht nga Partizani.

Familja jonë e madhe meriton më shumë sesa kaq.

Nuk mund të dalësh të përkëdhelësh tifozët kaq dendur si kurrë më parë pikërisht kur e ndjen se toka poshtë këmbëve të ka rrëshqitur. Nuk mund të dalësh e të thuash se ky sezon që lamë pas ishte i suksesshëm pasi suksesin e fundit në kampionat e kemi në vitin 1993 dhe në trofe në vitin 2004!

Nëse përsëritja e arritjes së një sezoni më parë cilësohet sukses nga ata që pretendojnë se bëjnë gjoja më të mirën për Legjendën, atëherë duhet të themi pa e zgjatur shumë se rrugët tona ndahen këtu!

Të tillë drejtues nuk do mund të gëzojnë më kurrë mbështetjen tonë! Ne pretendojmë shumë, meritojmë shumë më tepër, por mos bëni gafë ta ngatërroni pasionin tonë pa kufi me pranimin e një situate që nuk na pëlqen! Ne nuk do të bëhemi vegla të askujt. Ne mbështesim Partizonin dhe jo Starovën dhe jo luftën e tij për pushtet me kundërshtarë të caktuar. Drejtuesit shkojnë e vijnë, Partizani dhe tifozeria mbetet!

Ndaj përgjigjen e kësaj sapo e morët.

Së dyti, për të gjithë lojtarët e “Instagram”-it dhe “Facebook”-ut, për të gjithë ata që më shumë sesa djersë në fushë derdhin djersë si “kampionë” të rrjeteve sociale. Ju kemi mbështetur gjithnjë, është koha të mendoni atë çfarë nuk keni dhënë në fushë për të na bërë neve të lumtur. Mos kujtoni se mbështetja jonë e pa kompromis është diçka që ju mund ta anashkaloni kaq lehtë si me një duartrokitje në fund të takimit. Jo më!

Tags: Edmond HaxhialargiminpartizaniSulejman StarovaUltras Guerrils

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Etjen do ta shuajmë me “flluska uji” pa përdorur shishe plastike

Etjen do ta shuajmë me “flluska uji” pa përdorur shishe plastike

Kadri Veseli, kandidat i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli, kandidat i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Akset rrugore me trafik, policia: Qarkulloni me shumë kujdes

Akset rrugore me trafik, policia: Qarkulloni me shumë kujdes







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

by mirseda
12:15 | 12/02/2026
0

Monika kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK. Kryemadhi nuk i ka kursyer...

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi mbrapa

11:58 | 12/02/2026
Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

11:55 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com