Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ulet numri i punonjësve në sistemin bankar

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ulet numri i punonjësve në sistemin bankar

Bankat janë një punë e preferuar për shumëkënd, sidomos ata që mbarojnë ekonomik. Por, prej disa vitesh, është e vështirë të gjesh punë në një bankë, pasi ato nuk po zgjerohen, përkundrazi po reduktojnë degët dhe disa prej tyre janë bashkuar apo dhe mbyllur fare, duke shkurtuar numrin e punonjësve teksa gjatë komsolidimit po optimizohet numri i degëve, duke mbyllur ato që janë afër ose rezultojnë jo eficiente.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, në fund të vitit 2018 në banka punonin 6,684 punonjës, apo 210 më pak se një vit më parë. Procesi i konsolidimit të sistemit bankar por dhe mungesa e oreksit për tu zgjeruar nga ato ekzistueset janë arsyet kryesore të kësaj tendence. Numri i degëve të bankave ishte 463, ose 26 më pak se një vit më parë.

Viti 2018 nisi me 16 banka dhe u mbyll me 14. ABI Bank bleu në shkurt Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG) dhe Intesa Sanpaolo finalizoi përthithjen e Veneto Bank. Të dy transaksionet e fundit kanë përfunduar dhe Banka Kombëtare e Greqisë dhe Veneto janë çregjistruar tashmë.

Banka e Shqipërisë në mars të këtij viti ka miratuar paraprakisht zotërimin e 100% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të Bankës Ndërkombëtare Tregtare (me kapital malajzian) sh.a., nga Banka Union sh.a, një bankë me kapital shqiptar. Pas përfundimit të këtij transaksioni, numri i bankave në sistem pritet në shkojë në 13.

Banka e Kreditit të Shqipërisë, me një peshë prej vetëm 0.1% të totalit të aktiveve dhe 22 punonjës e 1 degë, ka kërkuar likuidim vullneral, që është pranuar nga Banka e Shqipërisë. Në këtë mënyrë, sistemi pritet që të ketë 12 banka.

Banka të tjera janë në proces të ndryshimit të pronësisë. Në fillim të prillit të këtij viti hungarezët e OTP Bank Nyrt, finalizuan blerjen e 100% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të bankës me kapital francez, Societe Generale Albania sh.a. (89% të aksioneve), dhe të një grupi sipërmarrësish shqiptarë (11% të aksioneve). Banka e ka ndryshuar emrin tashmë në OTP. Në fillim të muajit shkurt, Banka e Shqipërisë miratoi paraprakisht zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksioner të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k. dhe 9.88% nga Komercijalna Banka AD Skopje (palët ranë dakord në 2018-n). Banka do të vijojë të ruajë emrin Tirana Bank.

Banka, me numrin më të lartë të punonjësve është BKT, që është më e madhja në vend edhe sipas aktiveve, depozitave e kredive. Banka kishte në fund të 1,292 punonjës në fund të 2018-s, e pandryshuar në raport me një vit më parë. Numri i degëve mbeti i pandryshuar në 93.

E dyta ishte Raiffeisen me 1,273 punonjës në fund të 2018-s, 4 më pak se një vit më parë. Banka kishte 76 degë, pa asnjë ndryshim në 2018-n.

E treta është Credins, me 870 punonjës, 13 më shumë se një vit më parë, ndërsa numri i degëve ka mbetur i pandryshuar në 58.

Interesa Sanpaolo, e cila përthithi Bankën Veneto, e ka rritur numrin e punonjësve me 64, duke e çuar në 640. Banka ka shtuar dy degë, duke e çuar numrin në 34. Burime zyrtare nga Intesa pohuan se nga 12 degë të Veneto Bank në fillim të projektit të shkrirjes janë mbyllur nga vetë Veneto 4 banka. Në datën 1 tetor kur bashkimi hyri në fuqi kanë pushuar aktivitetin dhe 5 degë të tjera. 3 nga pozicionet e degeve të Veneto janë ruajtur dhe janë: Dega Kullat Binjake, dega stadiumi Dinamo dhe dega Kombinat.

Tirana Bank e ka reduktuar personelin me 9 punonjës, ndërsa ka mbyllur dy degë; Alpha Bank e ka mbajtur të pandryshuar numrin e punonjësve dhe ka mbyllur një degë, OTP (ish Societe Generale) e ka rritur me 7 numrin e punonjësve, por ka mbyllur tre degë, sipas informacionit deri në fund të 2018-s. Aksionerët e rinj kanë pohuar se kanë plane për zgjerimin e mëtejshëm të bankës, si organike, ashtu dhe përmes blerjeve të tjera.

Banka që ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të punonjësve (me 170) ishte Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), për shkak të blerjes së NBG, duke e çuar stafin në total në 418, sipas të dhënave zyrtare nga banka, që i referohen datës 1 maj 2019. Numri i degëve është rritur nga 19 në fund të 2017-s në 26 degë (nga të cilat 10 në Tiranë), plus 1 agjenci, sipas të dhënave të bankës.

Rritje të personelit me 40 punonjës kishte dhe Banka e Parë e Investimeve, ndërsa Procredit po vijon strategjinë e dixhitalizimit, duke ulur si numrin e degëve (-2), ashtu dhe të punonjësve (-7) përgjatë 2018-s.

Sistemi bankar u rrit me shpejtësi pas vitit 2005 dhe deri në 2008-n ai e kishte dyfishuar personelin. Por pas vitit 2008, kur u godit nga kriza financiare globale, bankat u treguan më të maturuara, si në drejtim të zgjerimit, ashtu dhe të shtimit të personelit. Numri më i lartë i punonjësve u arrit në 2016-n me gati 7000 të punësuar. Ndërsa procesi i konsolidimit të sistemit gjatë dy viteve të fundit po çon në reduktimin e punonjësve në një nga sektorët, që sipas INSTAT ka pagën më të lartë në ekonomie, me mesatarisht 106 mijë lekë në muaj (e dyta pas organizatave ndërkombëtare, me 152 mijë lekë në muaj). /Monitor

Tags: bankatpunonjësitreduktim

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
Aksident i frikshëm në Këlcyrë, makina bie nga 8 metra lartësi

Gjirokastër/ Automjeti del nga rruga, plagosen 3 persona

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të kontrolloni nëse jeni fitues

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të kontrolloni nëse jeni fitues

“Kujdesuni për fëmijët”, nëna e tre fëmijëve flijohet pasi lajmëroi policinë

Grabitet banesa e biznesmenit në Korçë, autorët ishin maskuar si policë (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com